Fjalori

Rezultate në përkufizime për “flirt”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DRYDHE

DRÝDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Lojë prej gruaje lozonjare për të tërhequr dikë për argëtim dhe jo me qëllime serioze; flirt. - Nuk i lë drydhet ajo!

FLIRT

FLIRT,~I m. sh. ~E, ~ET fig. Marrëdhënie dashurore romantike e kalimtare me dikë; dashuriçkë. Pati një flirt me një të saponjohur.

FLIRTIM

FLIRTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET fig. Marrëdhënie dashurore romantike e kalimtare me dikë; dashuriçkë, flirt. E harroi flirtimin me atë vajzë.

FLIRTOJ

FLIRT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal., fig. Kam marrëdhënie dashurore romantike e kalimtare me dikë; bëj dashuriçka. Flirtoi pa e kuptuar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.