Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SAKRIFIKÚES,~E mb. Që është i gatshëm të bëjë sakrifica për një qëllim a për të mirën e dikujt; flijues; vetëmohues. Ka shpirt sakrifikues. Ai është djalë sakrifikues për shokët.
VETËMOHÚES,~E mb. Që flijon veten dhe interesat vetjake për të mirën e përgjithshme, që punon a që lufton me vetëmohim; që shpreh vetëmohim; që kërkon vetëmohim. Njeri vetëmohues. Me frymë vetëmohuese. Jetë vetëmohuese. Punë (luftë) vetëmohuese. Sakrificë vetëmohuese.
✱Sin.: flijues, vetëflijues, vetëtherorizues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë