Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ALTRUÍZ/ËM,~MI m., libr. Gatishmëria për të flijuar të mirën vetjake për të mirën e të tjerëve, dëshira e synimi për t’i bërë mirë tjetrit; sjellje ose ndjenjë e përkushtimit ndaj të tjerëve, vetëmohim; kund. egoizëm. Altruizëm i vërtetë. Altruizëm i ndërsjellë. Altruizëm moral. Ndjenja e altruizmit. Vepron me altruizëm. Shquhet për altruizëm.
MARTIRIZÚAR (i, e) mb. 1. Që e kanë vrarë për një kauzë të madhe, që ka rënë martir. Prift i martirizuar. Ushtarë të martirizuar.
2. Që ka vuajtur dhe është torturuar si martir. Popull i martirizuar.
✱Sin.: i therorizuar, i flijuar.
SAKRIFIKÚAR (i, e) mb. Që është sakrifikuar për diçka për hir të një qëllimi ose për të mirën e dikujt. Koha e sakrifikuar. I puthën duart nënës së sakrifikuar. I sakrifikuar për atdhe.
✱Sin.: i flijuar, i therorizuar.
THERORÍSHT ndajf., libr. Duke flijuar edhe jetën, me therori, duke sakrifikuar, me sakrifica.
VIKTIMIZÚAR (i, e) mb. Që është plagosur a vrarë në një aksident, që dëmtohet a vdes nga një fatkeqësi natyrore etj., që është vrarë a plagosur nga dikush, që është bërë viktimë. Shtresë e viktimizuar e shoqërisë. Njeri i viktimizuar.
✱Sin.: i therorizuar, i viktimizuar, i martirizuar, i flijuar, sakrifikuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë