Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FLETËDÁLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. fin. Dokument që vërteton daljen e mallit nga një depo, nga një magazinë etj.; kund. fletëhyrje. Lëshoj fletëdaljen. Mall i shoqëruar me fletëdalje.
2. Dokument që vërteton ose lejon daljen e dikujt nga spitali, daljen e ushtarit nga reparti, të nxënësit nga konvikti etj. Plotësoj fletëdaljen. Mori fletëdaljen.
✱Sin.: lejedalje, liridalje.
FLETËHÝRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. fin. Dokument që vërteton hyrjen e një malli në një depo, në një magazine etj.; kund. fletëdalje. Bëj fletëhyrjen.
2. Dokument që lejon dikë të hyjë në një qendër pune, në një institucion etj.; lejehyrje. Kontrolloj fletëhyrjen. I pajisur me fletëhyrje.
LEJEDÁLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET trans. Fletëdalje; kund. lejehyrje. Lejedaljet e ushtarëve (e detarëve). Lejedalje për në qytet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë