Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FLESH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shkëndijë drite e çastit që shkreptin në aparatin fotografik, në telefonin celular etj. Ndenjën drejt kur u shkrep fleshi i aparatit.
2. Blic. Montoi fleshin në aparatin fotografik.
3. Lajm i shkurtër e i shpejtë për ngjarje në zhvillim e sipër. Dëgjoj fleshin e mëngjesit.
4. kompj. Pajisje elektronike e vogël ku hidhen të dhëna për t’u transferuar në pajisje të tjera elektronike për t’u përdorur sa më shpejt dhe sa më lehtë. Mori fotografitë dhe videot me një flesh.
FORMATÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., kompj., inf. Që mund të formatohet. Flesh i formatueshëm.
GJUMËDHË́NËS,~E mb. 1. Që të bën të flesh, që të vë në gjumë; gjumëndjellës. Ilaç gjumëdhënës.
2. Që ndjell gjumë; që të bën të flesh. Mjedis gjumëdhënës.
✱Sin.: gjumësjellës, hipnotik, gjumëndjellës.
GJUMËNDJELLËS,~E mb. Që të ndjell gjumë, që të bën të flesh; gjumëdhënës.
INCIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Regjistroj në pllakë gramafoni, në disketë, në disk, në flesh etj. këngë, fjalime, biseda etj. Incizoj këngët (fjalimin). Incizoj në një pllakë gramafoni. Incizoj me celularë.
2. Pres pak lëkurën në sipërfaqe, hap pak një plagë me të prerë; shënoj me të prerë një vijë në lëvoren e një druri.
3. Bëj vija të thella kur gdhend ose kur skalit diçka në dru etj. Incizoj në dru. Incizoj qeramikën.
✱Sin.: regjistroj, pres.
PAFORMATÚAR (i, e) mb. Që nuk është i formatuar; që nuk është formatuar; kund. i formatuar. Faqe e paformatuar. Libër i paformatuar. Disk (flesh) i paformatuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë