Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FLUTUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Ngrihet e lëviz në ajër me anë të krahëve (për zogjtë dhe kandrrat) ose me ndihmën e një force shtytëse, me motor etj. (për aeroplanin, raketën etj.). Fluturojnë zogjtë. Fluturonin aeroplanët. Fluturon raketa.
2. jokal., vet. v. III Zhvendoset në ajër me shpejtësi; shpërndahet në ajër e merr era. Fluturojnë gjethet. Fluturojnë fletushkat.
3. jokal. Udhëtoj me aeroplan a me ndonjë mjet tjetër fluturues; drejtoj aeroplanin; bëj një fluturim. Fluturoj për herë të parë. Fluturuan me aeroplan.
4. jokal. Lëviz në rrugë a eci shumë shpejt; iki menjëherë e me nxitim; jam shumë i shpejtë dhe i shkathët (në një punë). Fluturonte makina. Fluturoi nga shtëpia.
5. jokal., v. III, fig. Kalon, ikën shpejt (për kohën). Koha fluturoi. Fluturuan orët pa kuptuar.
6. jokal., fig. Jam shumë i gëzuar, nuk përmbahem dot nga gëzimi, nga lumturia etj. Fluturonte nga gëzimi.
7. jokal., fig., bised. E marr çdo gjë me mendjelehtësi, gënjehem shpejt; fantazoj. I fluturon mendja.
8. jokal., v. III, fig. Përhapet me shpejtësi në drejtime të ndryshme, shpërndahet; shkon gjithandej, merr krahë. Lajmi fluturoi kudo. Fluturon mendimi.
9. jokal., v. III, fig. Shpenzohet lehtë (për paratë); ikën, shpëton. Fluturojnë fjalët. Fluturon leku.
10. kal. Flak tutje, hedh. Më vinte ta fluturoja nga dritarja.
✱Sin.: flatroj, flaturoj, lundroj, fantazoj, ëndërroj, iki, flak, hedh.
♦ Më fluturoi nga *duart (diçka). Fluturoj me presh në bythë keq. i marr gjërat shumë lehtë. Fluturon me një fije bar i rritet mendja shpejt; rrëmbehet lehtë. Fluturon në *erëI (diçka). Fluturon në *erëII (dikush). Ç’fluturon hahet përb. thuhet për dikë mendjelehtë, që çdo gjë e merr me lehtësi ose që nuk e vret mendjen shumë. Fluturon në *hava (dikush). Të fluturon (të ikën) *kaptina. Të fluturon (të ikën) *koka (kryet). Të fluturon (të ikën) kryet (*koka). I fluturoi (i iku) *mendja (dikujt). Më fluturoi (më iku) nga *mendja (diçka). Të fluturojnë *trutë.
FËRFËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. v. III Bën një zhurmë të lehtë duke përplasur krahët në ajër (për shpendët); bën zhurmë si ajo e krahëve të shpendëve kur fluturojnë; fërfërin. Fërfëllonin harabelat. Fërfëllonin fustanet.
2. kal., vet. v. III Lëviz lehtë diçka, duke bërë një zhurmë si ajo e krahëve të shpendëve kur fluturojnë ose si ajo e gjetheve kur fryn era, bën që të dridhet lehtë. Era fërfëllonte gjethet.
3. kal. Hedh larg në ajër, hedh tutje, flak; dëboj. Fërfëlloj gurin. E fërfëlloi jashtë.
4. edhe fig. Dridhem. Fërfëlloj nga të ftohtët. Fërfëllonte nga ndjenjat e zjarrta.
5. v. III, fig. (zakonisht me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më lëviz, më endet, kam a ndiej në shpirt diçka. I fërfëllonte në zemër dashuria.
✱Sin.: fërfërin, flatroj, flak, dëboj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë