Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FLUTURÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur fluturojmë a kur fluturohemi; ngritje dhe lëvizje në ajër me anë të krahëve (për zogjtë dhe kandrrat) ose me ndihmën e një force shtytëse, me motor etj. (për aeroplanin, raketën etj.). Fluturim i zogjve. Fluturimi i aeroplanit.
2. Zhvendosje në ajër me shpejtësi; shpërndarje në ajër. Fluturimi i gjetheve. Fluturimi i letrave.
3. Udhëtim me aeroplan a me ndonjë mjet tjetër fluturues; drejtimi i aeroplanit a një mjeti tjetër fluturues. Fluturim me aeroplan. Fluturimi i parë si kapiten.
4. fig. Lëvizje e shpejtë; ikje e shpejtë (për kohën). Fluturimi i kohës. Fluturimi i orëve. Fluturim lirik (let.) ndërprerja e fillit të tregimit të ngjarjeve në një vepër letrare nga autori për të shprehur me lirizëm ndjenjat e mendimet e veta; rrëmbim nga vrulli i ndjenjave dhe shprehja me patos e mendimeve.
✱Sin.: flatrim, lundrim, ëndërr, ikje, flakje.
SHAKULLUES,~E mb. 1. Që të lë shtrirë përtokë si shakull, plandosës. Gjuajtje shakulluese. Gjëmë shakulluese.
2. Që është i papritur, befasues. Kumbim shakullues. Flatrim shakullues. Zhurmë shakulluese.
✱Sin.: rrokullisës, përmbysës, plandosës, përplasës, i papritur, befasues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë