Fjalori

Rezultate në përkufizime për “flakërues”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FLAKËRUAR

FLAKËRÚAR (i, e) mb. 1. është ndezur mirë e lëshon flakë, që digjet me flakë. Zjarre të flakëruara.
2. Shumë i nxehtë, që djeg si flakë. Thëngjill i flakëruar. U dogj nga rëra e flakëruar.
3. është skuqur si flakë, i përskuqur. Kishte duar të flakëruara (ngaftohtët).
4. edhe fig. shkëlqen, që shndrit si flakë, vezullues, flakërues. Rreze të flakëruara. Ngjyrë e flakëruar.
5. fig. I zjarrtë, i flaktë; që shpreh një ndjenjëflaktë. Dëshirë e flakëruar. Vështrim i flakëruar. Zemër e flakëruar.
Sin.: i ndezur, i ndeztë, i përskuqur, i skuqur, vezullues, flakërues, i zjarrtë, i flaktë.

PËRFLAKTË
PËRZJARRSHËM

PËRZJÁRRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. djeg si zjarr, i zjarrtë.
2. fig. I vrullshëm si zjarri, i zjarrtë, i flaktë.
Sin.: i zjarrtë, i djegur, i zhuritur, i përzjarrmuar, i përzjarruar, i përcëlluar, flakërues, i flaktë, i vrullshëm.

SHKËLZYER
VERBUES

VERBÚES,~E mb. 1. Që të bën të mos shohësh qartë, që të vret a të vesh sytë, që të verbon. Shkëlqim verbues. Bardhësi verbuese. Dritë (flakë) verbuese. Diell verbues.
2. fig. Që të bënpaaftë për të kuptuar se ç'ndodh përreth a për të parë një të vërtetëduket qartë; që të bënpaaftë për të arsyetuar e për të gjykuarmënyrëshëndoshë, që t'i merr mendtë. Fanatizëm verbues. Propagandë verbuese. Demagogji verbuese.
Sin.: i flaktë, flakërues, shndritës, i shndritur.

ZDRIT

ZDRIT (ZDRIS) vep., ~A, ~UR 1. kal. E mbuloj me dritë e me shkëlqim, e ndriçoj. E zdriti dhomën (shtëpinë, vendin). Fishekzjarrët e zdritën qiellin. Zdritnin oborrin e gjelbërlarë prej vesës. Një hov flakërues ia zdriti fytyrën. Kurrë n’at’ bjeshkë hana mos zdrittë! (mallk.). Bukurinë, në e mbajtsh me nder, e zdrit përherë. (fj. u.).
2. jokal., vet. v. III Ndrit, shkëlqen. Zdriti mali (vendi). I zdrit ylliballë. Zdriti dielli. Nuk zdritnin pishat me kristal nën hënë. I zdrit gjaku i fytyrës.
3. jokal., vet. v. III Kalon drita nëpër të, përshkohet nga drita. Po ende nuk ka zdritur dita që të sollijetë. Shëndeti i saj më në fund zdritifundtunelit.
4. fig., kal. E bëjqartë e të kuptueshme diçka, e sqaroj, e ndriçoj. E zdriti mendimin . E zdriti me shembuj (me të dhëna). Ua zdriti mendjen. - Zdrite çështjen! Këto dokumente shërbejnë me zdritë jetën e kombit tonë. Vërejtjet që bante zdritshin kuvendimin. Ta zdritim peshën e vlerën e fjalës së tij shqipe.
Sin.: ndriçon, shkëlqen, sqaron, qartëson, shpjegon.

ZJARRTË

ZJÁRRTË (i, e) mb. 1. Që ka nxehtësi shumëmadhe dhe ndriçim verbues, që të djeg si zjarr, që është si zjarr; që digjet si zjarr. Lëmsh i zjarrtë. Brumë i zjarrtë. Diell i zjarrtë. Rrezezjarrta. Lumë i zjarrtë llave. Balli i zjarrtë ishte skuqur dhe ishte mbuluar me djersë.
2. Shumë i kuq (zakonishtfytyrë), i prushtë, lulekuqe. I kishte faqetzjarrta.
3. fig. është i pakapërcyeshëm a i pathyeshëm, që e vë dikë në një gjendje shumëvështirë e pa shpresë shpëtimi. Darë (unazë) e zjarrtë. Rreth (zinxhir, rrethim) i zjarrtë. Mbrojtje e zjarrtë.
4. fig. Që ka dëshirëmadhe për diçka, i dhënë me mish e me shpirt pas diçkaje; që është shumë i vendosur e guximtar, që ka shpirt luftarak; i flaktë. Luftëtar (atdhetar) i zjarrtë. Mbrojtës (mbështetës) i zjarrtë. Rini e zjarrtë. Skuadër e zjarrtë. Me zemër (me shpirt) të zjarrtë. Pamja e zjarrtë e Dijes i futi dridhmën.
5. fig. bëhet me vrull dhe pa u përmbajtur, i fortë; që shpreh ndjenjafuqishme, shumë i ngrohtë, i ndezur, i flaktë. Dashuri (dëshirë) e zjarrtë. Ndjenjazjarrta. Përshëndetje (përgëzime, urime) të zjarrta. Përkrahje (pritje) e zjarrtë. Vështrim i zjarrtë. Lutje e zjarrtë. Shprehje e zjarrtë e miqësisëngushtë. Ndërkaq, nga autobusi fluturoi një këngë e zjarrtë, burrërore, e shoqëruar me thirrjerinjsh. Me sytë e zjarrtë, të ndezur si nga një vetëtimë, shihte luftëtarëthidheshinsulm.
5. fig. Shumë i gjallë e i fuqishëm, që bëhet e zhvillohet me tërë forcën; që zien, që vlon, i flaktë (për diskutimet etj.). Betejë e zjarrtë. Ditët e zjarrtaluftës. Atmosferë e zjarrtë. Diskutim (fjalim) i zjarrtë. Mbledhje e zjarrtë. Fjala e tij e zjarrtë është shqiptuar madhështore dhe dhembshurore. Një debat i zjarrtë kishte shpërthyer ato ditëdhjetorit.
Sin.: i përzjarrshëm, i përflaktë, i flaktë, i flakëruar, flakërues, i prushtë, i pashuar, i fortë, i ndeztë, zjarrmor, i gjallë, i fuqishëm, i vrullshëm, luftarak.
Me *zemër (me shpirt) të zjarrtë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.