Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÁLT/Ë,~A f. 1. Dhe i përzier me ujë, tokë e qullët zakonisht në fushë, nëpër udhë etj.; llucë, ledh, lym, tinë. Baltë e kuqe (e zezë). Baltë e bardhë deltinë e bardheme që përdoret për të larë kokën. Baltë shtambash deltinë e kuqe për të bërë enë balte. Baltë e madhe. Baltë vjeshte. Ngjyrë balte. Vend me baltë. Këpucë me baltë. Bëhet baltë. Bëhem me baltë. Zë baltë (udha). Lyej me baltë. Eci nëpër baltë. Bie (ngec) në baltë. Fshij baltën. E squllët si baltë. Fusha na bën baltë, mali bën furtunë, / Pritmë djalo, pritmë, sa të rritem unë. (folk.). Kali i huaj të lë në baltë. (fj. u.). Nuk i bie vlera floririt se hidhet në baltë. (fj. u.). I zoti e nxjerr gomarin nga balta. (fj. u.). Kur të bie gomari në baltë, lloj-lloj rrugësh të kallëzojnë. (fj. u.). Sa ka kosherja mjaltë, të gjithë të bëhen baltë. (fj. u.).
2. edhe sh. ~A, ~AT; ~ËRA, ~ËRAT Vend me dhè të përzier me ujë; copë dheu e njomur ose stërpikë uji e përzier me dhè. Pastroj baltërat. Heq baltat. Shkoq baltën.
3. Dhe (zakonisht deltinë) i përzier me ujë, i ngjeshur e i mbrujtur për të bërë enë, tulla etj., ose për të lyer murin. Baltë e pjekur. Baltë shtambash. Enë (poçe, tas) balte. Kandil balte. Mur me baltë. Kasolle prej balte. Gatuaj (përziej) baltën. Lyej me baltë.
4. Tokë në përgjithësi; truall, dhè; poet. toka mëmë, atdheu. Balta jonë. Balta arbërore. Ka lindur në këtë baltë.
5. Lëndë e butë si brumë që përdoret për punë të ndryshme; lënda me të cilën është bërë një gjë; fig. brumë. Baltë xhamash lëndë si brumë për të zënë anët e xhamave. Baltë dylli dyllë i zbutur që përdoret për të bërë qirinj. Unazë me baltë të keqe.
6. Lymi i disa ujërave minerale që përdoret si mjet kurimi. Baltë llixhe. Banjë me baltë.
7. edhe sh. ~ËRA, ~ËRAT Mbeturina të një lëngu që kullojnë në fund; fundërri, llum, llurbë; papastërti që zë diçka, zgjyrë. Baltë kafeje. Baltë vaji. Baltë duhani. Balta e kokës. Baltë veshi. Baltë dhëmbësh. Balta e dyfekut. I pastroj baltën çibukut (llullës).
8. fig. Formimi a përbërja e dikujt, brumë. Është nga e njëjta baltë.
9. fig., keq. Send a njeri pa vlerë; diçka që kushton fare lirë. U bë baltë dikush a diçka.
10. edhe sh. ~ËRA, ~ËRAT fig., keq. Diçka e ndyrë, ndyrësi, diçka e pandershme. Baltërat e shekujve. Balta e turpit. Pastroi baltërat.
✱Sin.: llucë, llum, lym, lyshtër, ledh, lerë, lëtyrë, llubatë, llapërçinë, lloç, llome, llomështi, llurbë, llurbëtirë, muzgë, tinë, fundërrinë, fundërri, zgjyrë.
♦ Ai *mur atë baltë do përçm. Ajo baltë për atë mur është përçm. ka gjetur shoku-shokun, janë të një brumi, si njëri, si tjetri; gjeti tenxherja kapakun; sipas kokës edhe festen. Baltë e dobët. 1. Njeri i dobët nga trupi, që nuk u qëndron dot sëmundjeve, lodhet shpejt etj. 2. keq. Njeri i pakarakter; njeri i paqëndrueshëm, që thyhet shpejt; njeri i lëkundshëm. Baltë e ngjitur keq. njeri i mërzitshëm, që të ngjitet nga pas e nuk të shqitet. Baltë e vjetër njeri me përvojë të madhe në punë dhe i rrahur nga jeta; ka pirë ujë në shumë burime (kroje); (është) ujk i vjetër (plak). Baltë e Zotit (e Perëndisë) njeri i thjeshtë, si gjithë të tjerët, dikush që nuk ka asgjë të veçantë nga të tjerët; njeriu me të mirat dhe të metat që ka. U bë baltë (dikush). 1. shih u bë dhè (dikush). 2. I ra vlera fare; u bë llucë. Iu bë baltë (dikujt) iu përul shumë, i vete pas i nënshtruar e i poshtëruar; i lëpihet; u bë baltë (e pluhur); iu bë lepitkë; iu bë opingë; iu bë bajgë bised.; i lëpin (i puth) këmbët. U bë baltë e bardhë (dikush) shih u bë baltë në fytyrë (dikush). I bëhet balta *flori (dikujt). U bë baltë në fytyrë (dikush) u zverdh, u zbeh shumë (nga frika, nga tronditja); u bë dhè (dikush); i ra çehrja e vdekjes (dikujt); iu zbardh buza (dikujt). Iu bë baltë pas këpuce (dikujt) keq. iu ngjit shumë dikujt sa e mërziti, nuk i ndahet fare, i shkon gjithnjë pas; iu bë bajgë pas opinge bised.; iu bë baltë; iu bë lepitkë; i lëpin (i puth) këmbët. Bëhem baltë e pluhur shkatërrohem krejt; shpartallohem; përulem përpara dikujt, i nënshtrohem tërësisht, bëj çdo gjë që do ai pa asnjë kundërshtim; i bëhem urë (e vig) (dikujt). Bën baltë (dikush) tall. rri kot, rri pa punë ose merret me diçka të padobishme; trazon baltën me shkop; tund (luan) derën; numëron qimet e postiqes; vret (numëron) miza. E bëri baltë (diku) ka shkuar dendur te dikush, e ka tepruar me hyrje-dalje të shpeshta; e bëri kalldrëm përçm. S’të bën baltë (diçka) është e nevojshme, duhet, s’të prish punë po ta kesh a të ruash. E bëri baltë e pluhur (dikë a diçka) e shkatërroi; e shpartalloi; e bëri pluhur (e hi). Bën baltë pa shi (dikush) tall. krijon probleme e shqetësime edhe kur s’ka shkak ose arsye, grindet kot së koti. Bën baltën e nuk bën vorba (dikush) nuk e çon deri në fund një punë, e lë diçka në mes; mbjell e nuk korr. E bën mjaltin baltë (dikush) është i keq nga shpirti e të prish çdo gjë, gëzimin, jetën e mirë, nderin, të vërtetën etj.; e bën të bardhën të zezë. E bëra rrugën baltë shkoj e vij tutje-tëhu për të mbaruar një punë, vete në shumë vende për të njëjtën gjë; sillem rrotull sa andej-këtej për të zgjidhur diçka, sorollatem varavinga; bëj çap e jak; hip e zbrit. Ra në baltë (dikush). 1. U fut padashur në një gjendje të keqe, ra në rrethana të vështira, ka ngecur në një punë. 2. I ra vlera; nuk ka forca e mundësi për diçka; ra në llum; ra në batak; ra në moçal; kund. doli (u ngrit) nga balta. Çan baltën për të tjerët (dikush) punon me gjithë fuqitë, derdh djersë e mundohet për botën; i vë gjoksin (diçkaje). Doli (u ngrit) nga balta (dikush) doli nga një gjendje e vështirë, e prapambetur ose poshtëruese; shpëtoi nga një hall, nga një vështirësi a nga një e keqe; doli nga bataku; kund. ra në baltë. *Flori në baltë (në pleh). Hëngri baltë (dikush) përçm. 1. Është munduar shumë në jetë; ka rrojtur me të keq, ka vuajtur në varfëri; u rropat. 2. mospërf. Vdiq; hëngri dhè; kafshoi (zuri, hëngri) gjuhën. Ha baltë me dhëmbë (dikush) vuan shumë, heq keq, u rraskapit (në jetë a në një punë); heq pikën e zezë; heq gurin e gjakut. Hedh baltë (mbi dikë a mbi diçka) e poshtëron duke shpifur, e përlyen, e njollos, ia nxin emrin e mirë; i hedh lerë (dikujt a diçkaje); i hedh gurë (dikujt); i lë hije të zezë (dikujt a diçkaje). E hedh në baltë (diçka) keq. e hedh poshtë si diçka pa vlerë, e flak; e shkel me këmbë. S’është baltë për tjegulla (dikush) mospërf. nuk ka fuqi a zotësi për të bërë diçka, nuk ka vlera për diçka të mirë. E kam gojën baltë kam një shije të keqe në gojë; më është pështirosur goja. Me *këmbë balte (argjile). E la në baltë (dikë). 1. E la në vështirësi kur duhej ta ndihmonte, nuk i dha ndihmën që priste; i doli i pabesë dhe e braktisi në rrethana të vështira; e la në llucë; e la në batak; kund. e nxori (e ngriti) nga balta. 2. Ia kaloi një tjetri, ishte më i aftë, më i zoti a më i fuqishëm se ai; qëndron shumë më lart se një tjetër. Nuk i la baltë nën thua (dikujt) ia zbuloi të gjitha të metat, veset, hilet, gabimet etj.; s’i la gjë pa ia thënë; ia nxori të palarat (në shesh). U lëshon baltë varreve (dikush) përçm. është njeri shumë i lig, nuk i lë të qetë edhe të vdekurit; nxjerr të vdekurin nga varri; ia ka shitur shpirtin shejtanit keq. Nuk mban baltë në vesh (dikush) është shumë i ndërgjegjshëm e i çiltër, nuk duron dot dyshime të kota mbi vete; e thotë hapur të vërtetën. Mbeti (ngeci) në baltë (dikush) ka mbetur në një gjendje të keqe, nuk i kapërcen dot vështirësitë e pengesat, nuk del dot nga gjendja e vështirë; mbeti (ngeci) në llucë; mbeti (ngeci) në moçal; mbeti në zall. Mbuloi balta baltën përb. thuhet kur vdes një njeri i keq, i pavlerë a i poshtër, që ka bërë shumë të liga (në kuptimin “mirë bëri që vdiq!”). E nxori (e ngriti) nga balta (dikë) e ndihmoi që të dilte nga gjendja e vështirë, e shpëtoi nga një vështirësi, nga një hall a nga një e keqe; e nxori (e ngriti) nga lluca; e nxori nga bataku; kund. e la në baltë. Nuk e nxjerr *gomarin nga balta (dikush). I qëroi baltën e thoit (dikujt) ia nxori të palarat; s’i la gjë pa thënë e pa bërë; ia numëroi një e për një të gjitha të këqijat. Trazon baltën me shkop (dikush) nuk ka punë e rri kot ose bën diçka të padobishme; bën baltë; tund (luan) derën; vret (numëron) miza; numëron qimet e postiqes; kërcet gishtërinjtë. I zuri thoi baltë (dikujt) filloi ta marrë veten nga ana ekonomike, nisi të dalë nga gjendja e keqe; doli mbi ujë1 (dikush); doli në sipërfaqe (dikush).
CÉRG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Qilim ose mbulesë e ashpër që është punuar zakonisht me lesh dhie. Cergë e dhirtë. Shtroj cergën. Hedh një cergë. Mbuloj me cergë.
2. Pëlhurë merimange. Cergë merimange. End cergën. Zë cerga. Fshij cergat.
3. Cipë e hollë; pëlhurë e hollë, tis. Cergë e mëndafshtë.
4. kryes. sh. Rrecka të vjetra, rroba të grisura e të bëra zhele, lecka. Vishej me ca cerga. Mori cergat në krahë. Mblodhi cergat. U bë fare cergë. Flak (hedh) si një cergë.
5. vjet. Shatorre e bërë me cohë të hollë; tendë. Cerga e stanit. Ngre (prish) cergën.
✱Sin.: shkorsë, merimangë, cerimangë, pezhishkë, endëz, shtrat, shtrap, brimajë, makë, pëlhurë, tis, cergurinë, lecka, rrecka, zhele, tendë.
♦ U bë cergë (dikush); u bë leckë (dikush). I bëhet cergë (dikujt) iu ngjit dikujt, iu qep, s’i ndahet; i vete në shtëpi tjetrit e rri për një kohë të gjatë, pa ia kuptuar a pa ia përfillur dëshirën, sa bëhet i mërzitshëm; i zë derën. Cergë e re krahin. njeri që sapo ka krijuar familje më vete. I hodhi cergën (dikujt) keq. e turpëroi keq, e bëri me turp; i vuri njollë të keqe; ia nxiu faqen; ia nxiu fytyrën; i la hijen e marres; kund. ia zbardhi faqen. Mblodhi (ngriti) cergat (dikush) mospërf.; ngriti (mblodhi) leckat (dikush) mospërf. Zuri cergë (dikush); zuri brumë (dikush). Ka zënë cerga (dikush a diçka) është shumë i ndotur ngaqë nuk është pastruar prej kohësh. I kanë vënë (i kanë zënë) sytë cergë (dikujt) nuk e sheh qartë gjendjen rreth e rrotull, është verbuar e nuk i kupton gjërat siç janë; i janë veshur sytë; i kanë vënë (i kanë zënë) sytë perde.
CERTIFIKATOMANÍ,~A f., keq. Mani administrative që mbivlerëson shkresat ose dhënien e certifikatave. Vendim që flak tej certifikatomaninë.
DEGDÍS vep., ~A, ~UR bised. 1. kal. E dërgoj një njeri diku larg, zakonisht pa dëshirën e tij; e çoj larg diçka duke e dhënë dorë më dorë; e flak, e përplas a e hedh diku; i jap arratinë, e shporr, e dërgoj (e çoj) prapa diellit. E degdisën në kampet e përqendrimit. E degdisën në një fshat të humbur. E degdisën matanë kufirit. E degdisi larg. E degdisën në një vend tjetër.
2. jokal. Shkoj larg, arrij në një vend të largët; shtegtoj, migroj. - Si degdisi gjer atje? - Ç’të ka degdisur këtu?
✱Sin.: dëboj, përzë, shpor, largoj, shpërngul, flak, përplas, batis, bakaris, migroj, shtegtoj.
DERDH vep., ~A, ~UR kal. 1. Zbraz një lëng a diçka të imët nga një enë, nga një thes etj., duke e kthyer enën përmbys ose duke e shkundur me forcë në mënyrë që lëngu a lënda tjetër të bjerë vetë; hedh a flak diku atë ç'ka brenda një enë; zbraz; kund. mbush. Derdhi vajin (ujin, qumështin, verën, rakinë). Derdh betonin (llaçin). Derdh miellin (sheqerin, grurin, orizin). Derdh plehrat. E derdhi shishen (pjatën, kovën, gotën). Derdh thesin (koshin, shportën). E derdhi përtokë (në dysheme). - Ngadalë, mos e derdhësh! Mil e mil e derdh me këmbë. (fj. u.). Mbaj ujë me shoshë e derdh me kosh. (fj. u.).
2. vet. v. III Shkarkon, hedh; lëshon atë që përmban (kryesisht ujin). Lumi e derdh ujin në liqen. Derdh pesë metra kub në sekondë. Retë derdhën shiun (borën). Lumenjtë kudo që të venë, në det do të derdhen (fj.u.).
3. Nxjerr nga brenda (nga sytë etj.) zakonisht diçka të lëngshme, qit jashtë; e bëj të rrjedhë jashtë. Derdh lot qaj me lot. Njeriu që nuk derdh djersë, nuk di çfarë shije ka buka. (fj. u.).
4. I var poshtë e i përhap, i lëshoj lirshëm; ia sjell sipas trupit, ia bëj të derdhur. I derdhi flokët mbi supe. Ia ka derdhur fustanin.
5. edhe fig. Hedh me vrull e me shumicë mbi dikë a mbi diçka, i lëshoj diçka; përhap rreth e rrotull. Derdhi dritë mbi shesh. Trëndafilat derdhnin një erë të këndshme. Derdhën plumba mbi armikun. Derdhi vështrimin (shikimin) mbi të. E derdhi si lumë.
6. fig. Nxjerr ç’kam brenda, shpreh me vrull dhe pa u përmbajtur një ndjenjë; zbraz. E derdhi tërë gëzimin (dashurinë). E derdhi urrejtjen (zemërimin). E derdhi tërë vrerin (helmin). Derdhi një rrëke të sharash (mallkimesh). Derdhi një lumë fjalësh.
7. fig. Vë të gjitha forcat e mundësitë e mia dhe nuk kursej asgjë për të bërë diçka a për të arritur një qëllim, shkrij. Derdh aftësitë (talentin). Derdhi mundin. Derdhi tërë artin e tij.
8. tek. Hedh në kallëp një metal a një lëndë tjetër të shkrirë për t'i dhënë një formë të caktuar; bëj një detal, një statujë etj., duke hedhur lëndë të shkrirë në një kallëp të parapërgatitur. Derdh gizë. Derdh një unazë. Derdh shkronja. Derdhnin armë. Derdhën pjesë këmbimi. E derdhën bustin (monumentin). E derdhën në bronz.
9. fin. Vë një shumë të hollash në bankë në emrin tim a të dikujt tjetër, paguaj. Derdh një shumë në bankë. Derdhi para në fondin e shkollës. Derdhën ndihmat e tyre.
10. bised. Shpenzoj pa kursim, harxhoj shumë, e lëshoj dorën, nuk kursej (kryesisht për para). Ka derdhur para të madhe. E derdhte paranë lumë (me të dyja duart). E derdhi në dasmën e vajzës.
11. bised., vet. v. III Shkrifëron (për tokën). Ngrica e derdh tokën.
12. bised. Kaloj një sëmundje nga ato që zakonisht u bien fëmijëve. E ka derdhur linë (fruthin, kollën e mirë).
✱Sin.: zbraz, hedh, flak, shkarkoj, lëshoj, nxjerr, qit, përhap, shkrij, paguaj, shpenzoj, harxhoj, shkrifëron, kaloj.
♦ I derdhi (i vuri) *balsam (dikujt). Derdh *gjak. Derdh *gjakun (për dikë a për diçka). E derdhi *kupën (dikush). Derdh *lot (për dikë a për diçka). Derdh *trutë. Ia derdhi (ia zbrazi) *trutë (dikujt) bised. As *mbush e as derdh (dikush). I derdhi *zorrët (dikujt) bised.
DIS/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. sport. Pllakë e rrumbullakët prej druri etj., e mbështjellë përqark me një rreth metali, e cila flaket larg nga atletët. Hedhja e diskut. Flak diskun.
2. spec. Diçka si rreth a e ngjashme me një pllakë të tillë. Disqe të dhëmbëzuara. Disqet e traktorit. Disqet e biçikletës. Ndërroi diskun.
3. tek., inf. Pllakë e rrumbullakët magnetike ose optike, ku mund të ruhet informacion i digjitalizuar. Disk kompjuteri. Disk i fortë (i butë). Kompakt disk disk me nxënësi të madhe.
4. Pllakë gramafoni. Disqe me këngë popullore. Disk i gërvishtur. Vë një disk. U thye disku.
5. astr. Sipërfaqja e Diellit, e Hënës dhe e disa planetëve të mëdhenj, që duket nga Toka si e rrumbullakët. Disku i zjarrtë i Diellit. Disku i Hënës.
6. tek., bujq. Lesë metalike me fletë të rrumbullakëta, që përdoret për copëtimin e plisave.
7. usht. Kuti e rrumbullakët prej metali, që shërben për të mbajtur fishekët e mitralozit ose të automatikut. Disku i fishekëve. Disku i mitralozit (i automatikut).
8. anat. Rreth i hollë kërcor midis rruazave të shtyllës kurrizore.
9. Dhisk.
DUQ,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Lëfyt i drunjtë që vihet në fundin e një fuçie për të nxjerrë verën, mushtin etj.; muslluk. Duqi i fuçisë. Duqi i çezmës. Duqi i ujit. Hap (mbyll) duqin.
2. Shtupë, leckë a shkop që shërben për të mbyllur këtë lëfyt. I vë (i heq) duqin.
3. Bisht cigareje. Duq i fikur (i ndezur). Flak duqin. E pi duhanin duq më duq.
FLÁK vep., ~A, ~UR kal. 1. Hedh tutje menjëherë e me forcë diçka; hedh larg, flakëroj; përplas. Flak gurin. Flak shtizën. E flaku në tokë.
2. fig. E largoj me përbuzje dikë a diçka që nuk e dua, hedh me përbuzje; çlirohem prej diçkaje të keqe e të padëshiruar; dëboj, përzë; zhduk. E flakëm zgjedhën. I flakëm zakonet prapanike. Flak nga mendja.
✱Sin.: flakëroj, flakërij, flakërit, hedh, përplas, vërvit, përflak, fërfëlloj, frëngëlloj, fluturoj, qit, përshkëndit, shtëlloj, fug, gjuaj, harakuq, tret, dëboj, përzë, degdis, shporr, zhduk, varros.
♦ E flaku (e hodhi) *tej (diçka).
►FLAK/ÓHETI jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR v. III Flakërohet. Iu flakuan sytë.
FLAK/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR Praroj; laj me ar. Flakoi bizhuteritë.
FLUTUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Ngrihet e lëviz në ajër me anë të krahëve (për zogjtë dhe kandrrat) ose me ndihmën e një force shtytëse, me motor etj. (për aeroplanin, raketën etj.). Fluturojnë zogjtë. Fluturonin aeroplanët. Fluturon raketa.
2. jokal., vet. v. III Zhvendoset në ajër me shpejtësi; shpërndahet në ajër e merr era. Fluturojnë gjethet. Fluturojnë fletushkat.
3. jokal. Udhëtoj me aeroplan a me ndonjë mjet tjetër fluturues; drejtoj aeroplanin; bëj një fluturim. Fluturoj për herë të parë. Fluturuan me aeroplan.
4. jokal. Lëviz në rrugë a eci shumë shpejt; iki menjëherë e me nxitim; jam shumë i shpejtë dhe i shkathët (në një punë). Fluturonte makina. Fluturoi nga shtëpia.
5. jokal., v. III, fig. Kalon, ikën shpejt (për kohën). Koha fluturoi. Fluturuan orët pa kuptuar.
6. jokal., fig. Jam shumë i gëzuar, nuk përmbahem dot nga gëzimi, nga lumturia etj. Fluturonte nga gëzimi.
7. jokal., fig., bised. E marr çdo gjë me mendjelehtësi, gënjehem shpejt; fantazoj. I fluturon mendja.
8. jokal., v. III, fig. Përhapet me shpejtësi në drejtime të ndryshme, shpërndahet; shkon gjithandej, merr krahë. Lajmi fluturoi kudo. Fluturon mendimi.
9. jokal., v. III, fig. Shpenzohet lehtë (për paratë); ikën, shpëton. Fluturojnë fjalët. Fluturon leku.
10. kal. Flak tutje, hedh. Më vinte ta fluturoja nga dritarja.
✱Sin.: flatroj, flaturoj, lundroj, fantazoj, ëndërroj, iki, flak, hedh.
♦ Më fluturoi nga *duart (diçka). Fluturoj me presh në bythë keq. i marr gjërat shumë lehtë. Fluturon me një fije bar i rritet mendja shpejt; rrëmbehet lehtë. Fluturon në *erëI (diçka). Fluturon në *erëII (dikush). Ç’fluturon hahet përb. thuhet për dikë mendjelehtë, që çdo gjë e merr me lehtësi ose që nuk e vret mendjen shumë. Fluturon në *hava (dikush). Të fluturon (të ikën) *kaptina. Të fluturon (të ikën) *koka (kryet). Të fluturon (të ikën) kryet (*koka). I fluturoi (i iku) *mendja (dikujt). Më fluturoi (më iku) nga *mendja (diçka). Të fluturojnë *trutë.
FRËNGËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E flak diçka me forcë, e hedh tutje me vrull, pa u kujdesur se ku bie. I frëngëlloi sendet në mes të udhës. Frëngëlloje tutje!
2. I bie fort me diçka, fshikulloj. E frëngëlloi me thupër (me hithër).
✱Sin.: flak, fshikulloj.
FËRFËLLÍ/J vep., ~VA, ~RË jokal. Fërfëlloj; fëshfërij. Fërfëllinte gruri. Fërfëllijnë gjethet nga era.
✱Sin.: fërfëlloj, fëshfërij, flak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë