Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HAPËSÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shtrirje e pakufizuar në të gjitha drejtimet e përmasat; shtrirje e gjerë brenda caqesh të caktuara, vend i hapët e i rrafshët, vend i gjerë e i lirë; pjesë e madhe e sipërfaqes së tokës, të ujërave; të kozmosit etj. Hapësirë e pafund (e paanë). Hapësira ajrore (qiellore). Hapësirë e lirë (e madhe). Hapësirë tokësore (ujore, detare). Hapësirë ndëryjore (ndërplanetare, kozmike). Gjeometri në hapësirë stereometri. Çan hapësirën. Shkeli hapësirën ajrore. Fluturoi në hapësirë. Ndriçon në hapësirë.
2. edhe anat. Pjesa e brendshme, e zbrazët e diçkaje; brendësia e diçkaje. Hapësira e kraharorit (e barkut), e kafkës, e hundës, e trurit, e mitrës.
3. edhe spec. Zbrazëtia që ndan një send nga një tjetër, një pjesë nga e tëra etj.; largësia ndërmjet dy pjesëve të diçkaje; areal. Hapësira ndërmjet molekulave (ndërmolekulare) (fiz.). Hapërisë midis rafteve. Hapësirë mes (ndërmjet) rreshtave. Hapësirat e vijave. Hapësirë mes karaktereve. Hapësirë mes fjalëve. Hapësirë pa tekst në fund të faqes. Hapësirë për shënime. Hapësirë boshe. Hapërsirë e lirë (ekonomike). Hapësirë e domosdoshme. Hapësirë e rezervuar. Hapësirë e qetë studimi. Hapësirë fjetje. Hapësirë pushimi dhe argëtimi (si sipërfaqe mjedisore). Hapësirë e harmonishme. Hapësirë e figurave. Hapësirë gjuhësore (gjuh.) areali gjuhësor.
4. filoz. Një nga format kryesore, të përgjithshme e objektive të qenies së materies në lëvizje, e cila shpreh karakteristikat e objekteve materiale, si gjatësinë, gjerësinë, lartësinë, formën, ndërtimin e tyre dhe largësinë ndërmjet tyre të vështruar brenda një intervali të caktuar kohor. Koha dhe hapësira.
5. libr. Areal. Areali kulturor ballkanik hapësira kulturore ballkanike.
✱Sin.: shtrirje, boshllëk, zbrazëti, largësi, areal.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë