Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FIZKULTURÁL,~E mb. Fizkulturor. Manifestim fizkultural.
FIZKULTURÓR,~E mb. Që ka të bëjë me fizkulturën, që i përket fizkulturës, i fizkulturës. Ushtrime fizkulturore. Aktivitet fizkulturor.
MANIFESTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shprehje e një ndjenje, ideje, mendimi a pikëpamjeje; shfaqje, demonstrim. Manifestimi i dëshirave. Një manifestim i ndjenjës së vëllazërisë. Tubimet ishin forma më e suksesshme e manifestimit të pakënaqësisë.
2. Provë e dukshme ose e prekshme e një dukurie konkrete, tregues i qartë i aktivitetit të diçkaje. Dhimbjet e mesit janë manifestimet e para të asaj sëmundjeje.
3. Ceremoni a shfaqje publike artistike, muzikore, sportive, fizkulturore, ushtarake etj., me pjesëmarrje të gjerë të njerëzve. Manifestimi njëjavor pati suksesi për njohjen e kulturës së arvanitasve. Jemi në prag të manifestimit fizkulturor të rinisë. Parakalonte në një manifestim trupash ushtarake.
4. Marshim i madh nëpër rrugë ose grumbullim në një vend publik për të shprehur qëndrime dhe ndjenja të përbashkëta të një komuniteti ndaj fakteve të caktuara nëpërmjet fjalimeve, parullave, shkrimeve në pankarta dhe parulla politike, sociale etj.; protestë, demonstratë. Pritja e tij u kthye në një manifestim patriotik madhështor. Manifestim i madh (i fuqishëm, madhështor) në përkrahje të të dëmtuarve nga tërmeti. Studentët po bëheshin gati të dilnin në një manifestim për të kërkuar të drejtat e tyre.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë