Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FISNÍK,~EI mb. 1. Që ka veti të larta morale dhe sillet shumë mirë me të tjerët, që është i ndershëm e zemërgjerë; që është tipar i një njeriu me cilësi të larta morale, që shpreh fisnikëri; i fisëm, bujar. Njeri fisnik. Sjellje fisnike. Detyrë fisnike. Qëllime fisnike.
2. hist. Që ka të bëjë me shtresën më të lartë të feudalëve ose feudalo-borgjeze, që lidhet me aristokracinë feudale; që është karakteristik për fisnikët; i fisnikëve. Familje fisnike. Shtresat fisnike.
✱Sin.: i fisëm, bujar, fistar, zemërbujar, shpirtlartë, derëmadh, i sojshëm, sojnik, sojli, esnaf, i fisshëm, aristokrat.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë