Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KAPITULLÍM,~I m. 1. usht. Disfatë e një lufte a beteje, dorëzim pa kushte; dokumenti i firmosur i këtij akti. Akti i kapitullimit. Firmosi kapitullimin.
2. edhe fig., mospërf. Dështimi i një nisme për biznes a i një përpjekjeje të dikujt; falimentim. Kapitullimi i turpshëm.
✱Sin.: dorëzim, falimentim, dështim, disfatë.
MEMORANDÚM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Dokument, shënim a çdo lloj komunikimi i shkurtër me shkrim që shërben për të regjistruar një ngjarje me qëllim që të mos harrohet, për të tërhequr vëmendjen për një problem apo për të tërhequr vërejtje për një çështje të caktuar brenda një institucioni a kompanie; memo. Një memorandum i firmosur nga një grup deputetësh.
2. drejt., dipl. Dokument i shkurtër që përshkruan kushtet e një marrëveshjeje, i cili i paraprin një kontrate zyrtare të detajuar. Është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi midis dy qeverive.
3. dipl. Letër zyrtare që një qeveri i dërgon një qeverie tjetër për t’i shprehur pikëpamjen e vet për një çështje të caktuar, për të argumentuar një veprim a vendim të marrë etj. Memorandumi i qeverisë. Dërgoi (paraqiti) një memorandum. Teksti i memorandumit. Memorandum proteste. Hodhi poshtë memorandumin.
NËNSHKRÚAR (i, e) mb. 1. Që është nënshkruar; i firmosur. Çek i nënshkruar.
2. I regjistruar. - A është e nënshkruar këtu si anëtare?
PAFIRMÓSUR (i, e) mb. Që nuk është i firmosur; që nuk është firmosur; kund. i firmosur. Dokument i pafirmosur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë