Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FINJÓS vep., ~A, ~UR. 1. Fut në finjë një rrobë për ta zbutur para se të laj me sapun e me ujë të pastër, ziej në finjë; laj me finjë. Finjos rrobat.
2. Vë në finjë për t’u zbutur, për t’u dalë hidhërimi a lëvorja (për disa lloje pemësh kur i bëjmë reçel, për kokrrat e misrit para se t’i ziejmë etj.). Finjos kokrrat e misrit. Finjosin arrat e njoma për reçel.
✱Sin.: tret, varfëroj.
VARFËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR (zakon. me trajtë të shkurtër përemërore) 1. kal. E bëj të bjerë nga gjendja ekonomike, e bëj të varfër; e bëj më të varfër; kund. pasuroj. E varfëroi të atin (shtëpinë). E varfëroi nga ana ekonomike familjen. Politikat e reja fiskale e varfëruan komunitetin.
2. kal. Bëj që të humbasë diçka të mirë e të vlefshme; e bëj më pak pjellor; kund. pasuroj. E varfëroi tokën. Përdorimi i tepruar i kimikateve e varfëroi tokën. Ujërat e dimrit mbuluan tokën duke lënë aty një shtresë kripe që e varfëroi së tepërmi. I varfëroi puset e naftës.
3. fig., kal. Ia zbeh përmbajtjen; ia shteroj forcën a fuqinë, e bëj më të varfër; kund. pasuroj. E varfëroi idenë (mendimin). Ia varfëron përmbajtjen.
✱Sin.: shkrënd, shkund, holloj, finjos, rrënoj, fik, shterpëron.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë