Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FINANCIARÍSHT ndajf. Nga ana financiare. I ndihmon njerëzit financiarisht.
PASURÚES,~E mb. 1. Që të bën të pasur financiarisht a ekonomikisht. Rrugë të pandershme pasuruese.
2. Që i përmirëson përbërjen; që e bën të fitojë cilësi më të mira ose vlera të reja. Ndërhyrjet patën vlera pasuruese. Teknologjia pasuruese për metalet.
ZHDËMT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I paguaj dikujt dëmin që i kam bërë, shlyej një dëm a një humbje që i kam shkaktuar dikujt, vë në vend dëmin; kund. dëmtoj. Zhdëmtoi biznesin. E zhdëmtoi sipas rregullave. I zhdëmtuan fermerët. E zhdëmton financiarisht. Do ta zhdëmtojnë vetëm për kohën e humbur. Detyrohem të zhdëmtoj vlerën e mbetur. Duhet të zhdëmtojë arkën e shtetit. Nuk merr përsipër të zhdëmtojë mallin. - Kush do t’i zhdëmtojë fshatarët për prishjen e prodhimit?
✱Sin.: dëmshpërblej, shpërblej, shlyej, laj, shpaguaj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë