Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ETILÉN,~I m. 1. kim. Gaz pa ngjyrë dhe i djegshëm që përdoret në industri (C2H4). Shkencëtarët krijojnë etilenin ekologjik. Përzierjet e oksidit të etilenit. Vendosen në arkë për të filtruar etilenin.
2. bio. Hormon natyror bimor që nxit pjekjen e frutave. Etilenin e lëshojnë edhe domatja dhe patatja. Produkte të ndjeshme ndaj etilenit. Etileni lëshohet përmes kërcellit të bananes.
KULLÚAR (i, e) mb. 1. Që është kulluar. Vaj (qumësht) i kulluar.
2. fig., gjuh. I pastër dhe i qartë; që nuk ka asnjë të metë a gabim (për gjuhën a të folurit e dikujt). Fliste një shqipe të kulluar.
✱Sin.: i pastër, i kthjellët, i filtruar, i çiltër.
♦ E ka mendjen të kulluar (dikush) është i qartë në mendime; i rrok gjërat shpejt e drejt, është në gjendje të mendojë mirë; e ka mendjen qiqër. E ka zemrën të kulluar (dikush) është i çiltër e i ndershëm, nuk i ka bërë keq askujt; është i dashur e zemërmirë; e ka zemrën të pastër; e ka zemrën të qëruar; e ka zemrën pasqyrë. Me *zemër (me shpirt) të kulluar (të pastër).
MINERALIZÚAR (i, e) mb. Që është pasuruar a ngopur me kripëra minerale, që është mineralizuar; kund. i çmineralizuar. Ujë i filtruar minimalisht i mineralizuar.
PAFILTRÚAR (i, e) mb. Që nuk është i filtruar; që nuk është filtruar; kund. i filtruar. Ujë i pafiltruar. Pije e pafiltruar. Lëngje të pafiltruara. Informacion i pafiltruar.
QËRÚAR (i, e)I mb. 1. Që i është hequr lëkura, cipa a lëvozhga; që është pastruar nga puplat, luspat e pjesët e tjera të sipërme të panevojshme, nga përzierjet e huaja, nga papastërtitë; i pastruar. Arra (mollë) të qëruara. Patate të qëruara. Vezë të qëruara. Pulë e qëruar. Peshk i qëruar. Oriz i qëruar. Kanal i qëruar. Arë e qëruar. Hardhi e qëruar.
2. Që nuk ka puçrra, dregëza ose njolla të tjera në lëkurën e fytyrës e të trupit, i pastër; që është pastruar nga retë, i kthjellët. E ka fytyrën (lëkurën) të qëruar. Qiell i qëruar. Kohë e qëruar.
3. bised. Që është i lirë për kalim, pa ndonjë pengesë a rrezik; i hapur. E ka rrugën të qëruar.
4. Që tingëllon i pastër, që nuk është i ngjirur ose i gërvishtur, i kthjellët (për zërin). Ka zë të qëruar.
5. fig. Që nuk ka fjalë a shprehje të huaja, të gabuara ose të rënda. Gjuhë e qëruar.
6. fig. Që është i çiltër, pa prapamendime, i pastër, i kulluar. E ka zemrën të qëruar. Me shpirt të qëruar.
7. fig. Që është bërë mirë e me kujdes; që është bërë në mënyrë të ndershme e pa mashtrim. Punë e qëruar. E ka punën të qëruar.
✱Sin.: i dëlirë, i larë, i fshirë, i filtruar, i qartë, i çelur.
VÓDK/Ë,~A f. Pije e fortë alkoolike si rakia, pa ngjyrë, me përmbajtje të lartë alkooli etilik, me prejardhje fillestare nga Rusia dhe Polonia, që përgatitet nga fermentimi dhe distilimi i shkallëzuar i thekrës, i grurit, i orizit, i elbit dhe kryesisht nga mielli i patates, duke e filtruar, e pastruar pas distilimit me karbon aktiv, për të mënjanuar erën dhe shijen e pakëndshme. Vodkë gruri (thekre, patateje). Vodkë ruse. Pija më e preferuar për rusët është vodka.
ÇMINERALIZÚAR (i, e) mb. Që i janë larguar vetitë minerale, që është i varfëruar nga mineralet; kund. i mineralizuar. Ujë i çmineralizuar. Mos përdorni ujë të filtruar ose të çmineralizuar. Rekomandohet që të përdorni ujë të çmineralizuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë