Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FILTRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të filtrohet. Lëndë e filtrueshme.
►KULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bie llumi në fund të një ene me lëngje; pastrohet nga turbullirat a nga papastërtitë (për lëngje); distilohet. U kullua uji (vera).
2. bised., vetv., vet. v. III Pastrohet nga retë; kthjellohet (për qiellin). U kullua qielli (moti).
3. fig., bised., vetv. Sqarohem; kthjellohem. Tani u kullova.
4. fig., vetv., vet. v. III Analizohet mirë e thellë dhe bëhet më i qartë. Kullohet çështja (problemi).
5. pës., vet. v. III e KULLÓJ.
✱Sin.: pastrohet, fundërron, distilohet, filtrohet, sqarohem, kthjellohem, qartësohet.
PAFILTRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i filtrueshëm; që nuk mund të filtrohet; kund. i filtrueshëm. Material i pafiltrueshëm. Mbetje të pafiltrueshme.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë