Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FILOLOGJÍ,~A f., gjuh. 1. Shkenca që studion dokumentet gjuhësore dhe krijimtarinë letrare të një kulture a të një qytetërimi të caktuar. Filologjia shqiptare. Filologjia klasike. Filologji romano-sllave.
2. Metodë kërkimore që synon të risjellë një tekst në formën e tij origjinale. Filologji tekstore.
HAPLOGRAFÍ,~A f., gjuh. Gabim në shkrimin e shkronjave dyshe (ll, rr etj.) ose rrokjeve që përsëriten në një fjalë (p.sh. mineralogji për mineralologji; bashkohor për bashkëkohor, filogji për filologji).
HAPLOLOGJÍ,~A f., gjuh. Rënia e njërës prej dy rrokjeve që përsëriten në një fjalë (p.sh. filologji = filogji, haplologji = haplogji etj.).
REDAKTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Përgatitje për botim e një shkrimi a një vepre. Redaktimi i artikullit (i librit, i fjalorit). Komisioni i redaktimit. Bëj redaktimin. Redaktim shkencor (letrar).
2. Në filologji, secili nga motërzimet a variantet e shkruara të një vepre letrare. Redaktimi i ri i një vepre. Në redaktimin e parë. Ka dalë në disa redaktime.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë