Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FILLESTÁR,~E mb. 1. Që ka të bëjë a që lidhet me fillimin, që i përket fillimit, i fillimit; që bëhet në fillim; që shërben si fillim; i parë. Shënoj të dhënat fillestare. Faza fillestare. Shpejtësi fillestare.
2. Që sapo e ka nisur një punë, një mjeshtëri etj., që është në hapat e parë të një pune a të një veprimtarie; që nuk ka shumë përvojë në një punë. Kamerier fillestar. Mjek fillestar.
3. Që është i thjeshtë, që është më i domosdoshëm për të njohur diçka a për të filluar një punë; i parë. Rregulla fillestare. Kam njohuri (shprehi) fillestare.
4. Që është forma e parë e zhvillimit të diçkaje; që merret si bazë e krijimit a e zhvillimit; origjinar. Lënda fillestare. Lloji fillestar.
5. Që nuk është përfundimtar; paraprak. Komunikim fillestar.
✱Sin.: i parë, nistor, zanafillës, fillimor, fillimtar, fillues, elementar, origjinar, paraprak.
FILLIMTÁR,~E mb. Fillestar. Dokumentacion fillimtar. Fazat fillimtare.
✱Sin.: fillestar, fillues, fillimor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë