Fjalori

Rezultate në përkufizime për “fillohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FILLOHET

FILL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vet. v. III e FILLÓJ. Puna fillohet që në agim.
2. pës. e FILLÓJ.

KUORUM

KUORÚM,~I m., libr. Numër i duhur deputetësh, anëtarësh etj. në një parlament a në një organ vendimmarrës, pa të cilin nuk mundfillohet nga puna. Mbledhja u anulua për mungesë kuorumi.

MOSFILLIM

MOSFILLÍM,~I m. Pamundësi, paaftësi a kundërshtim për të filluar diçka; veprimi dhe gjendja kur nuk e filloj ose kur nuk fillohet diçka; kund. fillim. gjendet shkaku i mosfillimit të punimeve nga ana e pronarit. Vendosi mosfillimin e hetimit.

PRES

PRESII vep., PRÍTA, PRÍTUR 1. kal., edhe jokal. Rri në një vend për një kohë derisavijë dikush, të ndodhë diçka, të mbarojë një punë etj. Pres autobusin (tragetin, trenin, taksinë). Pres të më vijë radha. E prita gjithë pasditen. Të presshtëpi (në orën nëntë). Pres me padurim. Pritmë pak, se erdha! Ke kohë që po pret? S’mundpres më (më gjatë). Më fal, se të bërapresësh! Prespushojë shiu. Priti sa priti, pastaj iku. Më dolën thinjat duke pritur. Ç’të hedhësh, do të presësh. (fj. u.). Te pritepakën, prit edheshumën. (fj. u.).
2. kal., vet. v. III Është gati për dikë a për diçka, mundpërdoret, të fillohet etj.; kërkon, do punën a dorën tonë, është për t’u nisur, për t’u bërë etj. Po ju pret dreka. Një taksi po e priste përjashta. Vajti ora, aeroplani s’të pret. Ajo punë pret zgjidhje.
3. kal. Ruaj, përgjoj; gjej; rri gati për të vepruar. Pret rastin (çastin) e volitshëm. Pret fjalën e tij. Pret ditën (orën, kohën) kur... Pres njoftimin (përgjigjen përfundimtare).
4. kal. Besoj se do të vijë dikush ose se do të ndodhë diçka, e quajmundshme; e dëshirojvijë a të ndodhë; shpresoj të kem diçka; parashikoj, mendoj, kujtoj. Ajo pret fëmijë do të lindëshpejti. Ata presinunëkthehem sot. Ai pret ndihmë nga ne. E goditi aty ku nuk e priste. S’e prisja këtë prej teje! E ç’pret prej tij?! Ç’prisja e ç’më doli! Diçka pret. Prisnin shumë nga jeta.
5. kal. Kam përpara diçka që do të ndodhë patjetër dhe përgatitem për të; jam përpara diçkaje që do të vijë. E presim festën e Pavarësisë me dëshirëmadhe. E prisja këtë.
6. edhe jokal. Bëj durim, duroj; lë të kalojë një kohë para se të bëj diçka, të marr një vendim etj. Do të presësh ca, se puna nuk zgjidhet menjëherë. Presim edhe pak para se të vendosim! Priti sa priti, pastaj u largua.
7. kal. E rrok me dorë ose me një gjë tjetër dikë a diçkavjen drejt meje, e kap diçka që më hidhet. Priti topin. Prite, se e hodha! E pritigjoks. E priti me një dorë.
8. kal. Pranoj dikë për vizitë; pranoj një shok, një mik a të ftuarshtëpi; gëzohem kur më vjen dikushshtëpi dhe e mbaj mirë, e gostit me të gjitha ç’kam. Është njeri që të pret është mikpritës. Shtëpipret miq. Të pret me buzë në gaz (me dashamirësi, krahëhapur). Pret e përcjell është shumë mikpritës; i vijnë shumë miqshtëpi, ka shumë hyrje e dalje.
9. kal. Dalmënyrëorganizuarvendin ku do të arrijë dikush për ta përshëndetur a për t’i uruar mirëseardhjen. Populli i Prizrenit pritiardhurit e shumtë për përvjetorin e Lidhjes.
10. kal. I gjendem pranë dikujt, rri afër për t’i ardhurndihmë. Fëmijën e priti mjeku gjinekolog.
11. kal. I dal përpara dikujtniset drejt meje, i bëj pritë. E priti ballë për ballë.
12. kal. E pranoj dikë për të zhvilluar bisedime, e lejojhyjëzyrë për një punë, për ndonjë kërkesë etj.; takohem me dikë; e lejoj dikëvijë të më takojë e të flasë me mua. Priti delegacionin e Bashkimit Evropian.
13. kal. Shpreh qëndrimin a mendimin tim për dikë a për diçka; i përgjigjem aty për aty (me fjalë, me veprime etj.) duke shprehur mendimin e qëndrimin tim për diçka. E pritën mirë ardhjen e tij. Nuk i priti mirë vërejtjet.
14. si pj. Dale. Prit ta shoh! Prit se s’e mora vesh. Prit t’ia tregoj.
Sin.: ruaj, gjej, gjuaj, përgjoj, mendoj, pandeh, besoj, parashikoj, shpresoj, kujtoj, duroj, kap, rrok, pranoj, qas, kërkoj, dua, takoj, përshëndes.
*Hidh e prit. Njëri ia *thotë e tjetri ia pret. Pa pritur e pa kujtuar befas, menjëherë. S’ia pret *luga lugën (dikujt). Pret e përcjell (dikush) është shumë mikpritës e bujar; i vijnë shumë miqshtëpi, ka hyrje e dalje vazhdimisht, është derëçelë. *Vetë ia merr e vetë ia pret (dikush).

SHKRONJË

SHKRÓNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Simbol ose shenjë që përfaqëson në mënyrë konvencionale një tingull të nyjëtuar. Shkronja sh. Shkronja dore (shtypi). Fillohet me shkronjë të madhe. Shkronjë nistore. Shkronja latine (greke). Shkronja e parë e alfabetit. Transliterimi shkronjë për shkronjë. Mësoj shkronjat.

2. Përfaqësim i një vlere konvencionale në matematikë, gjeometri etj. Drejtëza AB. Sipas përcaktimit të shkronjës “b”.

3. shtypshkr. Secila prej karaktereve të përdorura në tipografi për të shtypur shenjat e alfabetit. Shkronja të pjerrëta (të drejta, të zeza). Shkronja dymbëdhjetëshe (dhjetëshe). Shkronjë tipografike. Shkronja titujsh. Ndërroj një shkronjë.

4. vjet. Fati, e shkruara, e thëna. Si të jetë shkronja.

Sin.: shkronjëz, shkrolë, germë, gramë.

ZËROHET

ZËR/ÓHETI jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vjet., pës., vet. v. III. e ZËRÓJI. Niset, fillohet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.