Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DASHAMÍR,~E mb. Mirëdashës; kund. dashakeq. Këshillë dashamire.
✱Sin.: dashamirës, mirëdashës, fillmirë, qëllimmirë.
NDÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që vepron në përputhje me moralin e normat e shoqërisë, që sillet dhe punon me nder, me drejtësi e me ndërgjegje; kund. i pandershëm. Njeri i ndershëm. Qytetar i ndershëm. Nëpunës të ndershëm. I ndershëm gjer në thembër.
2. Që bëhet duke punuar me nder, me drejtësi e me ndërgjegje; që përshkohet nga qëllime të drejta e të pastra, që shpreh drejtësi e çiltëri. Punë (sjellje) e ndershme. Qëndrim i ndershëm. Qëllime (synime) të ndershme. Me rrugë të ndershme. Proces i ndershëm.
3. Që përputhet me ligjet e ndershmërisë, të detyrës, të virtytit; që është i pastër moralisht; i pacenuar, i panjollosur. Vajzë (grua) e ndershme. Familje e ndershme. Njerëz të ndershëm. Të qenët i ndershëm.
✱Sin.: i ndërgjegjshëm, i virtytshëm, shpirtdëlirë, zemërbardhë, i ndermë, zemërartë, zemërdëlirë, i dëlirë, zemërpastër, i sjellshëm, zemërflori, zemërhapur, i sinqertë, faqelarë, qëllimmirë, fillmirë, fisnik, esnaf, i drejtë, i paanshëm, i çiltër, i pastër, besnik, i pacenuar, i panjollosur, namusqar.
QËLLIMMÍRË mb. Që ka synim a qëllim të mirë; kund. qëllimkeq. Njerëz qëllimmirë. Propozim qëllimmirë.
✱Sin.: mirëdashës, dashamirës, miqësor, fillmirë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë