Fjalori

Rezultate në përkufizime për “fiksohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NGUJOHEM

NGUJ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Mbyllem brenda në një kullë, kështjellë etj. për t’u mbrojtur a për të luftuar; mbetem i mbyllur diku. Ngujoheshin ndër kulla. U ngujuankala (në kështjellë). U ngujuan për luftë. - Mos u ngujoshtëpi! mos qëndro vazhdimisht brenda, pa lëvizur nga shtëpia.
2. vetv. Mbyllem brenda për një kohëgjatë për t’u ruajtur nga gjakësi. U ngujua për dhjetëra vite. U ngujuan të dy djemtë e familjes.
3. vetv. Ngulem në një vendpërshtatshëm e nuk shkulem që aty, zë vend mirë. U ngujuan në një pritë (pas një shkëmbi). U ngujuanrrëzëkodrës.
4. vetv., vet. v. III Bllokohet (një vegël etj.). I është ngujuar pushka.
5. vetv. I fiksohet dikujt diçka; i bëhet fiksim. I është ngujuarshkojë në atë vend.
6. pës. e NGUJÓJ. Gjakësia ia ngujoi djemtë.
Sin.: mbyllem, kyçem, kyçosem, ndryhem, ngulem, bllokohet, fiksohem, gozhdohem, mbërthehem.

TIPOSET

TIPÓS/ET jovep., ~ (u), ~UR bised., vetv., vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dh.) ngulitetmendje, në zemër a në kujtesë, më zë vend e nuk më hiqet; më bëhet ide fikse, më mbetet mendja te (dikush a te diçka); fiksohem. M’u tiposmendje (në kokë, në tru). Iu tiposzemër (në shpirt). I është tiposur. Po iu tipos, nuk ia ndryshon dot mendjen.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.