Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►FIKÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. v. III Thahet paksa; teret. Fikaten rrobat. Fikatet toka.
2. v. III Fashitet. U fikat zhurma.
3. vet. fig. Shuhem. U fikatën mosmarrëveshjet.
4. v. III, spec. Dobësohet vazhdimisht derisa shuhet (për fushën magnetike, për lëkundjet). U fikat vala magnetike.
✱Sin.: thahem, terem, fraqohem, fikem, shuhem.
►KAPÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Lodhem tepër, aq sa nuk qëndroj dot më këmbë dhe po më bie të fikët; më duket sikur po humbas ndjenjat dhe po fikem; këputem; rraskapitem. U kapita dhe u rrëzova përdhe më ra të fikët.
2. edhe fig., vetv. Ndiej se jam plakur shumë; ndiej se kam humbur bashkë me fuqinë edhe mundësinë për çdo veprimtari, freskinë dhe gjallërinë; po fikem. Jam kapitur në këtë moshë që jam. U kapita (u këputa) për gjumë më vjen gjumë. M’u kapitën sytë (gjunjët) m’u lodhën shumë sytë (gjunjët).
3. pës. e KAPÍT.
✱Sin.: lodhem, rraskapitem, këputem, fikem.
MBAR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E kryej plotësisht një punë që kam nisur, e çoj deri në fund; e përfundoj diçka së ndërtuari, së shkruari, së lexuari etj.; e kryej, e bëj; kund. filloj. Mbaruam mbjelljet (korrjet). E mbaruan ndërtesën (urën). E mbaroi punën. E mbaruan lojën (vallen). Mbaruan stërvitjen. S’e lanë ta mbaronte fjalën. Me të mbaruar sapo të përfundojë. Mbaroi së foluri (së shkruari). E mbaroi romanin (studimin). Mbaruam (punë) bashkë, s’kemi më punë me ty.
2. kal. E ndërpres një punë a një veprim, përkohësisht a përgjithnjë, i jap fund, e pres, e lë. Mbaruam (mësimin) për sot, vazhdojmë nesër. E fillojnë punën (shërbimin) në orën 8 dhe e mbarojnë në orën 16.
3. jokal. vet. v. III Ndërpritet, merr fund. Ka mbaruar çdo gjë ndërmjet tyre i kanë ndërprerë, i kanë prerë të gjitha lidhjet, nuk kanë më asnjë marrëdhënie.
4. kal. E sos diçka të gjithë, e ha, e përdor a e shpenzoj të gjithë, s’më mbetet gjë prej saj, i jap fund. E mbaroi ujin. E mbaroi bukën (gjellën). I mbaroi paratë i shpenzoi, i përdori.
5. jokal. vet. v. III Nuk ka më, soset. Mbaroi mielli (kripa, vajguri). Mbaruan gazetat. Mbaroi llaçi.
6. kal. E çoj deri në fund një veprim a gjendje në kohë, e kaloj kohën e caktuar; e përdor gjithë kohën që më ishte dhënë; kund. filloj. E mbaroi lejen. I mbaroi ditët.
7. jokal. vet. v. III Merr fund, përfundon (për një proces, detyrë a punë të nisur), soset, kalon e mbyllet (për një periudhë kohe, për një ngjarje etj.); kund. fillon. Mbaroi puna (ndeshja, aksioni, tuneli). Mbaroi viti. Mbaroi mbledhja (dasma, shfaqja, filmi). Mbaroi mësimi. Mbaroi afati. Mbaroi lufta (beteja).
8. kal. dhe jokal. Përfundoj një shkollë a një kurs; kryej studimet e bëhem specialist në një degë të caktuar. E mbaroi shkollën. Mbaruan një kurs dymujor. Mbaroi me nota të mira. Ka mbaruar për mjekësi ka studiuar për mjekësi.
9. kal. I përmbush dikujt një kërkesë, një dëshirë etj., plotësoj, kryej. Ia mbaroi porosinë.
10. edhe fig., bised., jokal. vet. v. III Soset, shuhet, merr fund. Mbaroi zjarri. Nuk i mbaroi guximi.
11. bised., jokal. Vdes; jap shpirt. Ai po mbaron. Mbaroi pa gdhirë. S’ka mbaruar ende.
12. fig., bised., jokal. Marr fund, fikem, sharroj, vdes. Mbarova krejt. Mbaruan për ujë (nga të ftohtët). Po e morën vesh, mbaroi kjo punë. Po e diktuan avionët, mbaroi.
13. fig., bised., jokal. Jepem me mish e me shpirt pas dikujt a pas diçkaje, më pëlqen shumë, e dua shumë. Mbaroi pas asaj. Mbaron pas muzikës. Mbaroi pas pijes.
14. kal. Bëj. Diçka do që të mbarojë ai. Ajo foli drejt e ma mbaroi qejfin.
♦ E mbaroi *çanakun (dikush) përb. Nuk i mbaron *groshët (dikush) përçm. Të mbaron *punë (dikush). Mbarova punë me dikë a me diçka ç’kisha për të bërë me të e bëra, s’kam më punë me të. Sa për të mbaruar *punë për pak kohë; sa për të kaluar radhën.
►MBÝT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Vdes ngaqë më zihet fryma, kur më shtrëngojnë fort grykën, kur s’ka ajër, kur jam i zhytur brenda në ujë etj.; vet. v. III ngordh ngaqë i zihet fryma, kur i shtrëngojnë fytin, kur është e zhytur në ujë etj. (për kafshët). U mbyt një njeri. U mbytën dy dhi. U mbyt në lumë (në pus). Ndihmë, se u mbyt!
2. vetv. Mezi marr frymë a mezi e kapërcej ushqimin ngaqë më pengon diçka në fyt. I shkoi uji (buka) ters dhe u mbyt.
3. vetv., vet. v. III Fundoset (për një mjet lundrimi etj.); zhytet krejt në ujë a në një lëng tjetër. U mbyt anija (lundra, trapi). U ça dhe u mbyt.
4. vetv., vet. v. III Mbulohet krejt me ujë a me diçka tjetër, përmbytet. U mbytën arat. U mbyt oborri në baltë. U mbyt në lot (në djersë).
5. fig., vetv., vet. v. III Mbushet plot me diçka që vjen a del me shumicë, përmbytet; edhe veta I kam diçka me shumicë ose me tepri. U mbyt tregu me pemë. U mbytëm me portokalle.
6. fig., vetv. Kam shumë punë, detyrime etj. sa s’i mbaj dot; jam shumë i zënë me diçka. U mbytën në punë. U mbytën me mbledhje. Ishte mbytur në borxhe. U mbyt duke mësuar mëson shumë e pa pushim. Ku të mbytem? (s’kam ku të mbytem) s’kam ku të futem, s’di ku të vete që të shpëtoj nga një hall i madh, nga një turp etj.
7. fig., vetv. Zhytem, futem thellë. U mbyt në mendime.
8. fig., vetv., vet. v. III Shuhet, fashitet, s’duket a s’ndihet më. U mbyt zhurma. Iu mbyt shkëlqimi.
9. pës. e MBYT.
✱Sin.: prridhem, furem, vritem, therem, fundosem, mekem, asfiksohem, përmbytem, shtypem, shuhem, fikem, fashitet, asgjësohet, mposhtem, nënshtrohem, ngopet, dendet, dërrmohem, mundohem, zhytem.
♦ I janë mbytur *gjemitë (dikujt) iron. Mbytet në *va (dikush).
PËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. dhe jokal. 1. Bie mbi mua veprimi i diçkaje të jashtme, ndiej pasojën e një veprimi; i nënshtrohem një veprimi të dikujt a të diçkaje. Ai që pëson, beson. (fj. u.).
2. Më bie një fatkeqësi a një e keqe tjetër; heq një të keqe. Pësoi një goditje. Pësuan një fatkeqësi. E pësuan keq (rëndë). Pësoi një humbje. Kush e bën, kush e pëson! Koka bën, koka pëson. (fj. u.).
3. gjuh., vet. v. III Është objekti i një veprimi të shprehur nga folja. E pëson kryefjala.
✱Sin.: ha, pi, digjem, fikem, mbaroj, zë, vuaj, heq.
♦ *Koka bën koka pëson.
►SHARR/ÓHEMII jovep., ~VA (u), ~ÚAR 1. vetv. Fundosem thellë, zhytem. U sharrova në llucë. U sharrua menjëherë.
2. vetv., fig. Zhytem në mjedisin tim, izolohem nga të tjerët. U sharrua në botën e vet.
3. pës. e SHARRÓJ. U sharrua në humbëtirë nga ata që i konsideronte miq. U sharrua me plumba nga një i paidentifikuar.
✱Sin.: zhytem, fikem, harrohem.
►SHFAR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ÚAR 1. vetv. Zhdukem krejtësisht. Shfarohem dalëngadalë. Më mirë shfarohem sesa të zë be.
2. pës. e SHFARÓJ. Bimët u shfaruan nga sëmundja. Do të shfarohen të gjithë armiqtë e saj.
✱Sin.: asgjësohem, shuhem, farohem, farosem, përfarohem, shfarosem, fikem, shqimem, zhduket, shuhet, kërdiset, zhbëhet, gjymtiset.
►SHFARÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Humbet fara, humbet nga faqja e dheut, zhduket. U shfaros krejtësisht. U shfaros nga faqja e dheut. - U shfaroftë! (mallk.)
2. pës. e SHFARÓS. U shfaros popullsia vendase nga lufta. U shfaros diktatura. Qyteti që u shfaros nga murtaja.
✱Sin.: shfarohem, asgjësohem, shuhem, farohem, farosem, përfarohem, fikem, shqimem, zhduket, shuhet, kërdiset, zhbëhet, humbet.
►SHKATËRR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Prishet diçka dhe bëhet e papërdorshme; rrënohet, shembet; kund. ndërtohet. U shkatërrua rruga. U shkatërrua makina nga gurët.
2. vetv. Dëmtohem nga shëndeti, dobësohem; përkeqësohem shumë. U shkatërrua nga shëndeti. U shkatërrua dalëngadalë.
3. pës., vet. v. III e SHKATËRRÓJ. Muri u shkatërrua nga punëtorët e bashkisë.
✱Sin.: rrënohem, rrëzohem, rrafshohet, shembet, prishet, kërdisem, batërdisem, përmbysem, birrem, vdirrem, fikem, shuhem, shkrehem, shkretohem, mjerohem, shpartallohem, dërrmohem, dëmtohem, dreqosem, djallosem, gremisem, vithisem, fundosem, dobësohem, zvetënohem, shthurem, zhbëhet, bitiset.
♦M’u shkatërruan (m’u prishën) *nervat.
►SHKÚL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shpërngulem nga një vend, ndërroj vendin e banimit, lë vendin; kund. ngulem. U shkulën nga vatrat e tyre (nga malësia, nga fshati). U shkul me rrënjë e me degë.
2. edhe fig., vetv. Ngrihem e shkoj nga vendi ku jam, shqitem, shkëputem; kund. ngulem; ngrihem nga vendi ku jam e shkoj diku për një qëllim të caktuar (për një numër të madh njerëzish); kryes. v. III ikën, largohet. Nuk shkulej nga vendi (nga karrigia, nga minderi). Nuk shkuleshin nga llogoret. Ishte shkulur e gjithë Vlora (i tërë fshati) për ta pritur. Janë shkulur nga ana e anës (i madh e i vogël). Mezi u shkul. Nuk po shkulet dimri.
3. fig., vetv., vet. v. III Zhduket nga mendja a nga ndërgjegjja e dikujt një mendim ose një pikëpamje e ngulitur a një ndjenjë; zhduket me rrënjë një dukuri; çrrënjoset; kund. ngulet. Nuk shkulen lehtë paragjykimet fetare (zakonet prapanike). Nuk më shkulet nga kujtesa (nga mendja, nga zemra).
4. vetv. Qesh me të madhe, gajasem së qeshuri. U shkulëm gazit (së qeshuri). euf. Dal jashtë, kryej nevojën; më shkon bark.
5. pës. e SHKUL. Liri shkulet (nuk korret). Barërat e këqija është mirë të shkulen me gjithë rrënjë.
✱Sin.: shqitem, shkëputem, zbërthehem, luaj, çmendem; dyndem, shpërngulem, përshkulem, çrrënjoset, zhduket, hiqet, del, ikën, gajasem, shqyhem, fikem, bizgosem, purthem.
►SHQÍM/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Nuk digjet më; shuhem; shlyhet. U shqim llamba (pisha, qiriri). U shqim zjarri. U shqimën yjet. Iu shqim drita e syve. U shqim fare.
2. fig., vetv., vet. v. III Tretem nga diçka e keqe; fikem. Iu shqim fjala në buzë. Iu shqim buzëqeshja. Iu shqim shtëpia. Si u shqim gjithë ai njeri! Iu shqimtë drita (rrezja e diellit)! (mallk.)
3. pës. e SHQIM.
✱Sin.: shuhem, fikem, shlyhet, fshihet.
♦Iu shqim hisja nuk i mbeti asnjë mashkull në derë, iu shua dera.
►SHÚHEM jovep., ~SHÓVA (u), ~SHÚAR 1. vetv., vet. v. III Nuk digjet më, nuk është më i ndezur; kund. ndizet. Flaka filloi të shuhej ngadalë. U shua zjarri. Iu shua cigarja. - Mos e lër të shuhet zjarri!
2. vetv., vet. v. III Nuk jep më dritë a nuk ndriçon më; kund. ndizet. U shuan yjet. U shua qiriu (shkrepësja, llamba, kandili).
3. vetv., vet. v. III Ndalet a ndërpritet puna e një pajisjeje duke e ndërprerë furnizimin me energji elektrike; fiket; kund. ndizet. U shua televizori. U shua pas një ore.
4. vetv., vet. v. III, fig. Fashitet diçka dalëngadalë e zhduket dalëngadalë. Iu shua vaji (e qara). Iu shua lumturia (gëzimi, besimi, dashuria, frymëzimi). Nuk iu shuan shpresat. Buzëqeshja iu shua përnjëherësh. Iu shua mëria (inati, zemërimi). U shua dyshimi (sherri, grindja). U shuan disa nga traditat tona. U shuan diskutimet. U shua ajo lloj letërsie.
5. vetv., vet. v. III, fig. Ulet a dobësohet dalëngadalë diçka derisa të mos ndihet më, meket, pushon. M’u shua zëri. Iu shua kënga në buzë. U shuan tingujt e violinës. U shuan duartrokitjet (të bërtiturat, të qeshurat). U shuan dridhjet e tokës.
6. vetv., vet. v. III, drejt. Merr fund, nuk vepron më një detyrim, një dënim penal a një privilegj; shlyhet. U shua detyrimi (dënimi, dorëzania).
7. vetv., vet. v. III Më përmbushet një nevojë jetësore a dëshirë shpirtërore. Mezi iu shua etja. Iu shua uria vetëm pas disa orësh.
8. vetv., bised. Shfarosem a zhdukem nga faqja e dheut, marr fund; rrënohem, përfarohem. U shua e gjithë familja në një aksident. Nuk shuhet një popull trim. Iu shua shtëpia (dera, tërë fisi). Iu shua fara. U shuan pulat. U shofshin të gjithë! (mallk.)
9. vetv., vet. v. III Shkretohet, mbetet shkretë, mbetet pa banorë e pa jetë. U shua e gjithë krahina. U shuan shumë fshatra.
10. vetv., bised. Lodhem shumë, këputem, rraskapitem; gajasem. U shua në punë (së punuari).
11 vetv., vet. v. III Fshihet vetiu diçka e shkruar dhe bëhet e palexueshme; prishet, shlyhet. Shumë fjalë (rreshta) janë shuar.
12. vetv., vet. v. III Shkrihet në ujë diçka për ta tretur a për ta zbutur, zbutet etj. U shua gëlqerja.
13. vetv., edhe fig. Këputem, më zihet fryma; mekem, mpakem. - Duaji njerëzit derisa të shuhen! U shua në luftë. U shua në krahët e së bijës. U shua në një moshë të re. U shuan së qari (së qeshuri).
14. pës. e SHÚAJ.
✱Sin.: shuhem, falet, ftohet, fikem, ndalet, ndërpritet, porritet, ulet, dobësohet, fashitet, mbytet, bie, meket, qetësohet, venitet, tulatet, gjymtiset, soset, katitet, davaritet, zhdavaritet, shfaroset, asgjësohet, zhduket, farohet, rrënohem, prishem, shembem, përfarohet, shkretohem, rraskapitem, tretet, zbutet.
♦ U shoftë me *bina! (mallk.) Iu shua (iu harrua, i humbi) *emri (dikujt) shpërf. Iu shua (i humbi) *fara (dikujt a diçkaje). Ia shoi (ia humbi) *farën (dikujt a diçkaje). Iu shua oxhaku (*vatra) (dikujt). Iu shua *pragu (dera) (dikujt). T’u shoftë *pragu (dera)! mallk. Iu shuan (iu fikën) *sytë (dikujt). Iu shua *shtëpia (dikujt). Iu shua *vatra (oxhaku) (dikujt). Iu shua *ylli (dikujt a diçkaje).
►VARFËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bie nga ana ekonomike, bie në varfëri, bëhem i varfër, bëhem më i varfër; kund. pasurohem. U varfërua nga xhepi. Si u varfërua ashtu? Ishte varfëruar vendi.
2. edhe fig., vet. v. III Humbet diçka të mirë a të vlefshme, bëhet më pak i vlefshëm; kund. pasurohet. Varfërohet toka. Varfërohen rezervat (vendburimet) nga shfrytëzimi pa kriter. Ishte varfëruar vendi. Toka varfërohet po s’i fute pleh.
3. pës. e VARFËRÓJ.
✱Sin.: mjerohem, rrënohem, fikem, shuhem, shkrëndem, shkundem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë