Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SÓD/Ë,~A f. 1. kim. Lëndë kimike në trajtën e një pluhuri të bardhë të tretshëm në ujë, e cila nxirret nga kripa dhe përdoret për prodhimin e sapunit, në industrinë e xhamit, të letrës etj. Sodë pluhur. Sodë rrobash. Uzina e sodës. Prodhimi i sodës.
2. Pluhur i bardhë, i tretshëm në ujë, që përdoret në mjekësi dhe në gjellëtari. Kulaç me sodë.
3. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje sode. Sodë buke pluhur i bardhë që përdoret në prodhimin e kripërave dhe pijeve shkumëzuese, në ujin mineral artificial, farmaceutikë, fikëset e zjarrit dhe gjellëtari. Sodë kaustike (kim.) lëndë e ngurtë me ngjyrë të bardhë, e tretshme në ujë, që ka veti gërryese, thith lagështirën dhe përdoret në industri e në mjekësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë