Fjalori

Rezultate në përkufizime për “fije”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AGAVE

AGÁV/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. 1. (lat. Agave) Bimë e vendevengrohta, me kërcelltrashë, zakonishtshkurtër, me gjethe shumëgjata, të trasha, me tul, të dhëmbëzuara e me gjemba, ngacilat nxirren fije për industrinë e tekstileve, për litarët etj. Fije agaveje. Lulet e agaves. Rritja e agaves. Agavja përdoret edhe si bimë zbukuruese.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa llojendryshmekësaj bime: Agavja amerikane (lat. Agave americana) bimë zbukuruese, që rritet zakonishttoka shkëmbore, që lulëzon vetëm njëherëfundjetës së saj të gjatë prej 10 deri 30 vjet. Agavja meksikane (lat. Agave fourcroydes) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcellgjatë, i cili formon një kurorëdendur, me gjetheformë shpatengjyrëhirtë kah e blerta, që çel lulebardha në të blertë me erë pakëndshme. Agavja sizalane (lat. Agave fourcroydes) bimë barishtore njëvjeçare me kërcelllartë dhe një kurorë gjetheshformë shpatash, që lulëzontemperaturën mbi 25°C në diell, nga e cila nxirren fije për të bërë thasë, pëlhurë, letër, litarë, çanta, qilima etj.; kërpi sizalan. Agavja shekullore (lat. Agave parrtyi, A. utahensis) bimë barishtore e qëndrueshme ndajftohtit, që rritet deri në 2-3 m në lartësi, me gjethegjata e të dobëtangjyrëhirtë në të blertë, me luleformë kalliri.

AJO

AJÓ (ASÁJ tr. e shkurt. I; ATË pas parafj. , tr. e shkurt. E; ASÁJ, pas parafj. SAJ) përem. 1. vetor. Tregon një frymor a një send (të shënuar nga një emër i gjinisë femërore), për të cilin bëhet fjalë, por që nuk është i pranishëm; zëvendëson një emërgjinisë femërore (në numrin njëjës), që është përmendur pakparë ose që do të përmendet më pas. Ai dhe ajo. Ajo vetë pikërisht ajo. Ajo flet. I thashë asaj. E pashë atë. Rri me të. Jo ti, por ajo atje.
2. përd. em., libr. Përdoretvendemritpërveçëm të një protagonisteje ose të një personazhi në një vepër letrare.
3. dëft. Tregon një frymor a një send (të shënuar nga një emër i gjinisë femërore), që ndodhetlarg folësit se një frymor a një send tjetër i njëjtë; zëvendëson një emërgjinisë femërore (në numrin njëjës), që është përmendurparë se një tjetër; kund. kjo. Ajo atje. Ja ajo. Po ajo, e njëjta. Ajo vajzë (rrugë). Në atë mënyrë.
4. dëft. Tregon njërin prej dy frymorëve ose sendeve (të shënuar nga emragjinisë femërore), që krahasohen, përqasen a kundërvihen; kund. kjo. këtë ose në atë fushë. Nga kjo ose nga ajo anë. Në këtë ose në atë mënyrë.
5. dëft. Përdoret me një emër për të përcaktuarmirë kohën, që shënohet nga emri ose që është përmendurparë; kund. kjo. Atë ditë (natë). Atë dimër (pranverë). Atë mëngjes (mbrëmje). Atë kohë. Atë botë. Atë mbrëmje. Atë stinë.
6. dëft. Përdoret para një fjalievarur, e cila përcakton frymorin a sendintregon përemri (të shënuar nga një emër i gjinisë femërore) ose para një fjalie kryefjalore, e cila përcakton frymorin a sendin, që zëvendëson përemri. Ajo vinte e para. Ishte nëna ajosillte paqeshtëpinë tonë.
7. dëft., bised. Përdoret para një emrigjinisë femërorenumrin njëjës për të përforcuar një tipar a një vlerësim ose për të shprehur mospërfillje a përçmim. Ajo farë grua. Gjithë ajo dashuri. Deri në atë shkallë.
8. dëft. Përdoret për të treguarmënyrëpërgjithësuar një mendim, një gjendje a rrethanatpërmendenparë ose që plotësohen më pas. Ajondodhi. Atë që s'ta pret mendja. Atë që është thënë. Sa për atë lidhur me diçka, për sa i përket diçkaje. Përveç asaj përveç kësaj, gjithashtu.
9. dëft., libr. Përdoretvend të një emrigjinisë femërorenumrin njëjës për të mos u përsëritur emri.
10. dëft., euf. Përdoret për të zëvendësuar një emër (sëmundjeje etj.), që nuk dëshirojmë e që nuk e quajmëudhës ta zëmëgojë për shkak paragjykimesh a për arsyetjera. Ajo punë sëmundja e tokës. Ajo e fëmijëve (e tokës) sëmundja e tokës. Ato të grave zakonet, rregullat e grave. Ajo e gjellës kripë gjelle. Ajo qoftëlargia djallusha, dreqja.
Ajo *e botës euf. Ajo botë (jetë) bota tjetër sipas besimeve fetare. Në atë *brinjë fli! iron. Del (të nxjerr) po në atë (në një) *qafë (diçka). Ç’është ajo *fjalë! S’këndonajo *qyqe iron. Nuk e mban dot atë *këmborë (dikush). I ra në të (në fije, në fill) shih te FIJ/E,~A. E zuri ajo *punë (dikë).

ALBUMINOID

ALBUMINOÍD,~E mb., kim., biol. Që ka të bëjë me albuminoidet, i albuminoideve. Fije albuminoide. Inde albuminoide. Lëkurë me strukturë albuminoide.

ALTHTË
AR

AR mb. është bërë nga ari, që ka ngjyrë ari, që është si ari, që ka veçori ari, që ka vlerë ari. Zemër ar. Flokë ar. Grurë ar. Ajo është ar. Është punuar me fije ar. Më dha një këshillë ar.

ARAMË

ARÁM/Ë,~A f., vjet., kim. Bakër, rem. Aramë e kuqe. Fije arame. Kazan prej arame. Ngjyrë arame. Enë prej arame.

ARMAÇ

ARMÁÇ,~I m. sh. ~A, ~AT 1. etnogr. Copë prej cohe e qëndisur me mëndafsh ose me ar për zbukurim, që përdorej për dimi a për shallvare grash ose për benevrekë burrash. Armaç me fije ari.
2. vjet. Një lloj cohe e trashë, që përdorej për veshjesipërme, për perde etj. Perde prej armaçi. Mbulesë armaçi.

ARRË

ÁRR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. (lat. Juglans regia) bot. Pemë frutore me truplartë e të trashë, me dru të fortë e shumëmirë për orendi etj., me lëvorelëmuar ngjyrë hiri, me gjethemëdha e me lule si vile, që bën kokrra me lëvozhgëfortë, me sharkgjelbër e me thelbushqyeshëm, të ndarëkatër pjesë; kokrra e kësaj peme; çaçaniku, kaçka. Arrë gungë. Arrë gajgë (rukë). Dru arre. Kllapesh arre lëvorja e njomëvesh arrën. Si arrë i terur, i thatë (dru arrë). Qëroj arra. Arrë bukje arrë me thelbmadh, të plotë e që del lehtë. Arrë mishje arrëcilës nuk i del thelbi lehtë. Arrë pjeshke arrë që i ndahet lehtë thelbi. Arrë vajëse. Arrë fyçkë (fyrbë). Arrë bukje. Arë dheu. Dru arre. Gjethe arre. Vaj arre. Thelbi i arrës. Ngjyrë arre ngjyrë kafe e murrme. Bojë arre lëng i nxjerrë nga gjethet e arrës për të ngjyrosur flokët. Thyej (çaj) arra. I ushqyer me thelpinj arre i ushqyer mirë, me gjëramira.
2. si mb. Me korenpjekur mirë dhe brenda e butë (për bukën).
3. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje arrash: Arra akazhuje (lat. Anacardium occidentale) pemë tropikale me fruta dhe farangrënshmeëmbla e të lëngshme, që rriten jashtë frytit në një si shpretkëveçantë, lëvorja e së cilës përmban një lëndëhelmuese Arra amerikane (lat. Juglans cinerea, Caryocar nuciferumi) lloj arre me lëvozhgëtrashë e të mbuluar me një lëng ngjitës, me fryta të ëmbla yndyrore, që përdorenushqimendryshme; arra e hirtë. Arra e Australisë (lat. Macadamia integrifolia, M. ternifolia) lloj arre me dru të fortë, që rritetrajonet subtropikale, me bërthamëbardhë e të butë e të ngrënshme. Arra e bardhë (lat. Juglans alba) pemë arrore me drurinfortë, ngjyrë kafepërdoretprodhimin e mobilievecilësisëlartë e që lidh arrashijshme me vleravemëdha ushqyese e mjekësore; arra mbretërore. Arra e Brazilit (lat. Bertholletia excelsa) pemë e madhe tropikale e njohur për frytet e saj të mëdha, të rrumbullakëta, me një lëvozhgëtrashë dhefortë, të pasur me lëndë ushqyese; arra braziliane. Arra e butë arra gjethefrashër. Arra e derrave (lat. Juglans glabra, Carya glabra C. porcina) arrë e kultivuar gjerësishtshumë rajonebotës, me lëvozhgëfortë dhedrunjtëmbron bërthamën e ngrënshme. Arra dushkvogël (lat. Carya laciniosa) lloj peme e madhe, e fortë dhe e qëndrueshme, që rritet mirëklimëngrohtë dhebutë, me farangrënshmepërdoren gjerësishtgatime (ëmbëlsira, biskota, akullore etj.). Arra e dheut kikiriku. Arra gjethefrashër (lat. Juglans fraxinifolia) arrë e përhapurshumë vendebotës, me frytngrënshëm, që përdoret gjerësishtkuzhinë dhe për prodhimin e vajitarrës; arra e butë. Arra fyçkë (lat. Juglans regia) pemë e lartë arrore me gjethemëdha me ngjyrëgjelbërerrët, me frytpërbëhet nga një mbështjellës i fortë brendacilit gjendet fara e ngrënshme e ndarë në dy ose katër thela, që përdoret gjerësishtgatimet dheprodhimet kozmetike. Arra gungë (lat. Juglans cinerea) pemë arrore lartësia e së cilës arrin deri njëzet metër, me kurorëgjerë me degëpërhapura, me gjethegjata, të voglavendosura përballë njëra-tjetrëslidh fryte që nuk çahen lehtë; arra e hirrës. Arra e hidhur (lat. Carya cordiformis) pemë arrore e lartë, me cilësimira, që përdoret për prodhimin e mobilieve, të instrumenteve muzikore, të veglavendryshme, që arrin lartësinë deri 30 m; arra e hidhur. Arra e Hindit (lat. Ailantus allissima) dru i egër, i ngjashëm me arrën e zakonshme, me lëvoremurrme, me gjethekanë një erë të rëndë, me lulevoglabardha e me frytin si bishtajë ngjyrëkafe. Arra e hirrës arra gungë. Arra japoneze (lat. Juglans ailanthifolia) arrë me lartësi derinjëzet metër me gjethemëdha me fletëza, q[ lidh arramëdha me mbështjellësfortë e të qëndrueshëm. Arra kaliforniane e myshkut (lat. Torreya californica, T. myristica) arrë me gjelbërimpërhershëm, që mundarrijë lartësi prej derinjëzet e pesë metër, me trungdrejtë e të mbuluar gjetheerrëta e të ngushta, të gjata e të verdha në të gjelbër, që që lidh me fryte kokërrvogla e të verdha. Arra e Kalifornisë (lat. Carya californica, Juglans californica) arrëarrin lartësinë derinjëzet metër, me gjethe me fletëzagjata e të ngushta, të mbuluara me fijeholla e të veshura me një mbulesëverdhë, që lidh kokrra me mbështjellëshollë, që shpërbëhet kur arrin pjekurinë, duke zbuluar frytin e ngrënshëm. Arra kineze (lat. Juglans sinense) arrërritet deri njëzet metër, me gjethemëdha e me fletëzagjata e të ngushta, me frytveshur me kllapesh a gëzhojëtrashë e të fortë. Arra kineze e myshkut (lat. Torreya grandis) pemë e lartëpërdoretmjekësi, në ndërtimtari dhe për zbukurim, që ka trungdrejtë e të fortë, me lëvoretrashë e të zakonshme, me gjethengushta, të gjata e të dendura me ngjyrëerrëtgjelbër dherendituramënyrërregullt, që lidh fryte si kokrrangushta. Arra kokërrmadhe (lat. Juglans major) arrë me gjethemëdhapërbëra nga fletëzagjata e të ngushta, të veshura me një mbulesëbutë, që lidh kokrramëdhaveshura me kllapesh të trashë e të fortë, i cili shpërbëhet kur kokrra arrin pjekurinë. Arra kokërrzemër (lat. Juglans ailanthifolia cordiformis) Arrëarrin lartësinë derinjëzet e pesë metër, me gjethepërbëra nga fletëzamëdha e të ngushta me një mbulesëbutë dheverdhë. që lidh kokrratrajtën e zemrës e të veshura me një kllapesh të trashëshpërbëhet kur arrin pjekurinë. Arra e kokosit (lat. Cocos nucifera) palma e kokosit. Arra kola (lat. Cola acuminata, C. vera) pemë me lartësi deri njëzet metër, me kurorëgjerë e gjethemëdha me ngjyrëgjelbërerrët, që lidh fryte si kapsulëpërmban farat e kolës me përmbajtje kafeine, të cilat përdoren për përgatitjen e një pijeje. Arra mbretërore arra e bardhë. Arra e myshkut (lat. Myristica fragrans) pemë e lartë tropikalemundarrijë derinjëzet metër lartësi, me gjethemëdha e të ndritshme, që lidh një kokërrçliron erëzën e moskatit dhe të miskut; arra e moskatit. Arra pekan hikorja. Arra spanjolle (lat. Gynandriris sinyrinechium, Iris sisyrinchium) irisi; lilaku gjethehollë. Arra e Teksasit (lat. Juglans microcarpa, J. rupestrig) arrë me kurorëgjerë, me degëpërhapura e me gjethegjata, të gjelbra, të përbëra nga disa gjethëzavogla, që lidh frutavogla me lëvoretrashë, të ngrënshme e që mundpërdoret dhe si dru zbukurues në një park. Arra e ujit (lat. Juglans aquatica, Trapa natans) arrë me trungdrejtë dhe me kurorërrumbullakët ose të zgjatur, me lëvoretrashë e të plasaritur me një ngjyrë grikafe ose të zezë, me gjethegjatagjelbra, të përbëra nga disa gjethëzavogla formashndryshme, që lidh fryte me një bërthamëvogël e të hidhur; gështenja ujëse. Arra e vajit (lat. Pyrularia pubera) lloj bime gjysmëparazitare, si një shkurre ose pemë e vogël, me gjethegjelbra, të gjera e me shkëlqimlehtë, që lidh një fryt bërthamëmadhpërmban një lënghidhur helmues. Arra e zezë (lat. Juglans nigra) arrë me trungunngjyrëerrët e me cilësilartë, që përdoret gjerësishtmobilieri, që lidh frytengrënshme. Arra e bajames (lat. Prunus dulcis) arrërritet mirëvendengrohta dhe me diell, që lidh fryteshijshme vajore, që përdoren gjerësishtgatime e si një përbërës i rëndësishëmindustrinë ushqimore e në kozmetikë. Arra lazate (lat. Pinus pinea) pishë mesdhetare, me farashijshme, që përdoren për të përgatitur ëmbëlsira, sallata, salca etj.; arra e pishës.
Sin.: qiqërviqër, kikirik, aringë, arxheviz, arrëmizë, moskoarrë, kacimare, kaciram.
Arrë pa bukë mospërf. njeri pa vlerë, që nuk të bën punë; njeri që nuk është i zoti e i zgjuar; pemë pa kokrra. Arrë (kaçkë) e fortë njericilin s’e thyen a s’e mund dot; njeri që nuk mposhtet e nuk nënshtrohet; arrë (kaçkë) gungë. Arrë fyçkë keq. njeri mendjelehtë; njeri kokëbosh. Arrëgojë diçka që nuk kapërcehet, nuk gëlltitet lehtë; dikush a diçka që nuk mposhtet lehtë, kockë në fyt. Arrë (kaçkë) gungë njeri kokëfortë; njeri që s’thyhet lehtë; kockë e fortë; arrë (kaçkë) e fortë. Arra pa thelb fjalë boshe, muhabet pa brumë a punë pa vlerë; gjërakota, gjëra pa bukë. I bëhet arra *gogël (dikujt). I bëjnë degët arra (dikujt) shih i bën dushku arra (dikujt). I bën dushku arra (dikujt) i shkojnë punët shumë mirë, i vete çdo gjë vetëm mbarë; i pjell edhe gjeli (këndesi, kaposhi, kokoshi); i pjell edhe mushka; i pjell edhe viçi. Kur të bëjë qarri arra iron. kurrë, asnjëherë; kur të hipë derrifik; kur të bëhen dy ditë bashkë; kur të bëjë larushku rrush; kur të pjellë gjeli (këndesi, kaposhi, kokoshi); kur të pjellë mushka. Kur të bëjë verri arra shih kur të bëjë qarri arra iron. I derdhen arrat (dikujt) nuk di (nuk mundet) të mbajë gjë të fshehtë, i nxjerrgjithafshehtat jashtë; nuk i mban barku; nuk mban gjë në bark (dikush); kund. e hedh fjalën në pus (dikush). *Dru arre. T’i ha arrat (dikush) është shumë i fortë; ta mbledh, ta bën gjëmën; qëronbardhën e syrit. Nuk ia ha dot arrat (dikujt) është shumë i zgjuar, nuk ia hedh dot, s’gënjehet lehtë, nuk ia kalon kush; thyen arrëndorë; të merr gjakvetull; të lanshpatull. Të ha arrat e të bën varrat (dikush) keq. shih të ha shalqirin e të rreh me lëkura (dikush). (Janë) si arra e verri nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin, janëgrindjevazhdueshme; (janë) si gjilpërat majëmajë; janë gur e uror (si guri me urorin)1; kund. (shkojnë) si fiku me arrën. Ka (në dorë) edhe *gurin edhe arrën (dikush). Ta merr arrën nga dhëmbët (dikush) keq. ta hedh lehtë, s’e ka për gjë të të mashtrojë, ta hedh kur të duash; ta merr kafshatën nga goja. S’i mban goja arra (dikujt) keq. nuk mban dot asnjëfshehtë, i tregongjitha; i derdhen arrat; e ka gjuhën lopatë (dikush) tall.; e ka sqepingjatë (dikush); s’i vë fre gojës (gjuhës) (dikush). I peshon arrat pa i shkundur (dikush) flet pa u menduar, ia fut kot; vendos para kohe për diçka, është i rrëmbyer; e shkund arrrën që në korrik; e shkund maninprill. T’i shet goglat për arra (dikush) shih ta shet sapunin për djathë (dikush). (Shkojnë) si arra me palën shih (shkojnë) si fiku me arrën. (Shkojnë) si *fiku me arrën. E shkund arrën që në korrik (dikush) thotë fjalëpapjekura a bën punëpamenduara mirë; e bën diçka para kohe, jo në kohën e vet; e shkund maninprill; i peshon arrat pa i shkundur. *Shtagë arrash. I than arrat mbi çati (dikush) nuk ka besim tek askush, ka frikë se e vjedhin a ia hedhin, ruhet a e ruan çdo gjë me merak. thyen arrëndorë (dikush). 1. Është shumë i zoti; ia del çdo gjëje; s’ia ha qeni shkopin (dikujt); merr gjakvetull. 2. keq. Ta hedh lehtë, s’e ka për gjë të të mashtrojë, ta hedh kur të duash; ta merr kafshatën nga goja; ta merr arrën nga dhëmbët. 3. keq. shih të ha (të qëron) të bardhën e syrit (dikush). I theu arrakokë (dikujt) e qortoi ashpër, e goditi rëndë (me fjalë).

ARTË

ÁRTË (i, e) mb. 1.është bërë prej ari ose që është larë me ar; që është punuar ose qëndisur me fije ari, i florinjtë. Unazë e artë. Monedhë e artë. Medalje e artë. Orë e artë. Zinxhir i artë. Jelek i artë. Dhëmb i artë. Ylli i artë yllijepet për titullinHero i Popullit”.
2. Që ka ngjyrën e arit, i verdhë, shkëlqyes. Flokëartë. Grurë i artë. Rrezearta.
3. fig. Që ka vleramëdha, që ka veti a aftësiçmueshme. Zemër e artë. Ka duararta. Fjalëarta shprehje, porosi a këshillëpërmban një të vërtetë me vlerë.
*Çelës i artë libr. *Epoka e artë libr. *Fjalë e artë (ari). *Fond i artë libr. Ka *duararta (dikush). I ka duartarta (dikush) është i aftë e i përsosurpunë; ka duararta; i ka duart flori; i bëhet balta flori. Ka *zemërartë (dikush). E ka zemrënartë (dikush) është shumë i mirë, është zemërgjerë, i dashur dhe i drejtë; ka zemërartë; e ka zemrën flori. *E mesmja e artë libr. *Viç i artë libr.

ASKURRNJËFIJE

ASKURRNJËFÍJE ndajf. Asnjë fije, kurrnjë fije, aspak. Askurrnjëfije nuk u mërzit.
Sin.: aspak, hiç, fare.

ASNJË
BADIGUÇ

BADIGÚÇ,~I m. 1. bot. (lat. Nardus stricta) Bimë barishtore shumëvjeçare e familjesbarërave, me rrënjëbashkuara e me fije si halat e pishave, që rritetshkëmbinj e në lartësibjeshkëve. Badiguç bjeshke.
2. fig. Njeri kokëfortë, njeri i pabindur; ai që është i ashpër e që sillet me egërsi me të tjerët; dikushhedh gurin e fsheh dorën; njeri pa vlerë.

BADËR

BÁD/ËR,~RAII f. sh. ~RA, ~RAT Balonë fëmijësh, e cila bëhet me kërcellin e preshitegër. E bëri badër (diçka) e shkatërroi krejt diçka, e bëri fije-fije; e bëri pluhur e hi.

BAJGË

BÁJG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesa e padobishme e ushqimitnxjerrin jashtë lopët, kuajt, mushkat e gomarët; jashtëqitjet e kafshëve, pleh bagëtish. Bajgathata. Bajgë lope. Erë bajge. Tym bajgash. Kasolle e lyer me bajga. E leu me bajga. Ndezën zjarrin me bajga. As rigoni s’bëhet lis, as bajga nuk bëhet fis. (fj. u.).
2. keq. Njeri i pistë, ai që nuk e mban vetenpastër.
3. bised., shar. Njeri i ndyrë e i poshtër, njeri pa vlerë, pa karakter dhe i pacipë; bajgë ahuri. Bajga bajgën s’e heq, burri e heq bajgën. (fj. u.). Bajga bajgën do. (fj. u.).
Bajgë ahuri përb. vulg. njeri pa vlerë e i keq, të cilit nuk ke dëshirë t’i rrish afër; njeri që nuk bën asgjëdobishme, që nuk i hynpunë askujt dhe asgjëje; vezë e prishur përb. Bajgë mbi bajgë përçm. vulg. njeri shumë i shëmtuar, dikush që nuk shikohet me sy, të vjen pështirë ta shikosh; ujk me brirë bised.; ibret i dynjasë (i dheut) përçm.; e ka turirin dy tulla e një plithar (dikush) përçm. Iu bajgë (dikujt) bised. iu nënshtrua plotësisht, iu qep e i lëpihet për t’i bërë qejfin; iu baltë; iu opingë; iu lepitkë; i lëpin bythën përb. vulg. M’u bajgë pas opinge (dikujt) bised. m’u ngjit nga pas e nuk më ndahet; më mërziti shumë; m’u baltë pas këpuce; m’u ferrë; m’u rrodhe. Ia bëri bajgën (dikujt a diçkaje) bised. e braktisi pa e çarë kokën fare për të. S’më digjen bajgat (për dikë) mospërf. vulg. nuk bëhem merak fare për dikë, nuk dua t’ia di se ç’thotë a ç’bën ai, aq më bën; nuk më ftohen fasulet; nuk më bëhet vonë; nuk më prishet gjiza. E holloi bajgën (dikush) keq. është shumë i sëmurë, ështëpragvdekjes; po heq shpirt; i ka të pakta bukët; i ka ditëtnumëruara; ta lë shpirtindorë; kund. e trashi bajgën tall. vulg. Ia la bajgat (dikujt) tall. vulg. iku papritur e fshehurazi nga dikush dhe as që u merak për të; i iku nga duart papritur; mori ç’mundi, përfitoi sa mundi prej dikujt e u zhduk; ia la pendëtdorë iron. ia la puplat (në dorë); ia la lëpendratdorë; i la patkonjtë; i la shëndenë. T’i lë bajgat nën thonj (dikush) keq. është shumë i lig e i pabesë, ta bën fshehurazikeqen, ta lë të keqenderë; veç bishti (i qenit) i mungon (dikujt) keq.; u lëshon baltë varreve përçm. E lëshon bajgën (ku të mundë) (dikush) bised. 1. Nuk ka kujdes fare, nuk di as vetë se ç’bën; e bën një punë shkel e shko. 2. Flet pa u menduar, nuk i peshon fare fjalët; i lëshon fjalët pa doganë. (E lëshon) si *lopa bajgën (dikush) bised. I marrin bajgat *zjarr (dikujt) tall. vulg. E trashi bajgën (dikush) tall. vulg. u përmirësua nga shëndeti; filloidalë nga gjendja e keqe, nuk është si më parë; erdhifije; e mori veten; kund. e holloi bajgën keq.

BALONË

BALÓN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Sferë e madhe prej pëlhure ose prej lënde tjetërfortë e të papërshkueshme nga ajri, që mbushet me gaz të lehtë dheshërben për të ngritur lartajër një aerostat, pajisje për studime meteorologjike etj.; aerostatingrihetajër me një sferëtillë. Balonë meteorologjike. Balonë me hidrogjen. Ngjitej me balonë.
2. Lodër fëmijëshbëhet me letërhollënderë mbi fije kallamash dhelëshohet lartajër e mbajtur me pe të fortë; fluturushë. Balona ngjyra-ngjyra. Bishti i balonës. Lëshoj (ngre) balonën.
3. Tullumbace. Balona me ngjyra. Fryj balonën.
4. bised. Aeroplan. Fluturoi me balonë.
5. spec. Enë qelqi a metali si sferëpërdoret për të mbajtur mbyllur lëngje ose gaze. Balonë qelqi. Balonë me oksigjen. Balona e llambës.
6. tekst. Fill i mbledhur si kon në masurin e makinëstjerrjes.
Sin.: tullumbace, fluturushë, aerostat, katana.
Balonë prove libr. mjet a mënyrëpërdoret për të hetuar mendimin e të tjerëve për diçka, për të njohur gjykimin e përgjithshëm rreth një çështjeje. U bëra balonë tall. 1. shih m’u barku daulle. 2. kryes. v. III shih u tapë (dikush).

BANGË

BÁNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Qese letre.
2. Kartuç i fishekut; kallamidhe kartoni.
3. Lëmsh me fije leshi etj.; lëmak.
4. Tufë me gjethe duhani të palosura; tufë me presh, me misranjomë etj.; palë, paketë. Një bangë duhan. Një bangë tesha.
5. Barrë, ngarkesë.
Sin.: lëmak, palë, paketë, barrë, ngarkesë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.