Fjalori

Rezultate në përkufizime për “fice”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DUGUR

DÚGUR (i, e) mb. 1. I ndulkët, i zbuturkashtë etj.. Ftonjdugur. Vadhëza të dugura. Dardhën e dugur e ha derri (breshka). (fj. u.).
2. I zbuturyndyrë a në lëng. Pite e dugur.
3. I trashur nga trupi; tepër i shëndoshur. Burrë i dugur. Grua e dugur.
4. fig. I pasur, të peshon me flori (me ar). Familje e dugur.
Sin.: i brydhët, fice, i ficur, i ndulkët, i zbrujtur, i qullët, i shëndoshur, i majmur, i trashur, i kamur, i pasur.

FICE

FÍCE mb. I pjekur tepër, i zbutur e i squllët (për disa pemë). Dardha fice.
*Gorrica fice (pikla) mospërf.

FICUR

FÍCUR (i, e) mb. I pjekur tepër; i squllët; fice. Mori disa dardha të ficura.

GORRICË

GORRÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Pirus achras) Dardhë e egër, me degët me gjemba, që bën kokrravogla e të forta; kokrrat e kësaj peme.
2. sh., fig. Gjepura, dokrra, pallavra.
Sin.: dardhore, dardhishtë, dardhukël, kajkushkë, gjepur, i papjekur
U gorricë (dikush). shih u (një) grusht (dikush). M’u gorricë shih m’u gjemb. doli gorricë (diçka) s’më vajti mbarë; më dështoi një punë, se s’qe menduar mirë. Gorrica fice (pikla) mospërf. fjalë boshe, fjalëpapjekura, gjepura, broçkulla. Gorrica me gjemba iron. shih gorrica fice (pikla) mospërf. Nuk i ha ato gorrica nuk i besoj ato që më thotë dikush dhe nuk bie brenda, s’ma hedh dot, i kuptoj hilet a gënjeshtrat, nuk mashtrohem; s’e ha (s’e marr) sapunin për djathë; nuk i ha ato kumbulla. Shet gorrica (dikush) mospërf. thotë gjepura, thotë fjalëpapjekura; mburret me fjalë boshe; shet mend; shet dëngla bised.

PIKËL

PÍK/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. Pikë e vogël uji, shiu ose e një lëngu tjetër. Pikla uji (vese). Piklaimëta e të rralla.
2. Secila nga shenjat e vogla si pikasipërfaqen e trupit a në një pjesë të tij. E ka fytyrën me pikla. Troftë me piklakuqe.
3. Shenjë a njollë si pikësipërfaqen e një sendi. Fustan me pikla.
4. Kokërr e papjekur, që bie nga një pemë pasi është tharë ose e ka ngrënë krimbi. Pikla ulliri. Pikla dardhe (gorrice).
5. Cingël. Luajnë me pikla.
6. fig. Fjalëthumbon dikë tërthorazi.
Sin.: pikë, pikëz, spërkë, stërkitë, cirkë, stërkalë, stërpikë, sumbull, xixë, shenjë, njollë, aguridhe, e pabërë, e paarrirë, e papjekur, cingël.
*Çikël e pikël. *Gorrica pikla (fice) mospërf.

ZHUNGË
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.