Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AREÓL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. anat. Zonë rrethore rreth thithave të gjinjve të femrave, që ka fillimisht ngjyrë rozë dhe më pas errësohet, me diametër rreth 2 cm, me ndërtim gjëndëror, nervor dhe fibror-muskulor dhe me funksion mbrojtës. Areolat e gjinjve.
2. bot. Zona të vogla ose ndarje në sipërfaqen e një bime, si formacione të vogla të rrumbullakëta që shërbejnë si njësi të rritjes ose si pika nga ku dalin gjembat, degët apo lulet. Areolat e kaktuseve.
3. biol. Zonë e veçantë qelizash ose indesh të rrethuara nga struktura të tjera. Areola qelizore (indore).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë