Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FIÇÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Gur i vogël zalli, i lëmuar e i rrumbullakët. Mblodhi shumë fiçorë.
2. Lojë që luhet duke vënë një guralec në mes të një rrethi në tokë e duke e gjuajtur me gurë të tjerë. Lojën e fiçorit e kishin luajtur disa herë.
3. fig. Djalë i vogël dhe i shkurtër nga trupi; njeri me shtat të shkurtër. Një fiçor doli ta priste.
4. Djalë që shërben si ndihmës te një murator ose te një bari; ai që ndihmon stanarin për të bërë bulmetin, për të larë enët etj. Fiçori i stanit. Ishte bërë si fiçor ishte pa rruar e pa qethur.
✱Sin.: guralec, shkurtabiq.
STRAMISTRÉC,~III m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Djalë shumë i shkurtër. Stramistreci ishte i zgjuar. Stramistrecat e klasës.
✱Sin.: shkurtabiq, burrac, burrec, buburrec, burravogël, mic, xhuxh, njerith, xhuxhmaxhuxh, xhuxhumak, herr, bërçuk, cumrak, picërrak, picorr, picirruk, minuk, çufrak, rrumaduc, rrëgjukull, fiçor.
TRÍSKU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. Filiz i ri, që del në pranverë nga rrënjët e bimëve ose në trungun e drurëve; bisk, lastar. Ka lëshuar triskuj. Triskull i hollë. Triskulli i fikut.
2. Diçka e imët, e hollë dhe me majë; copëz. Triskull sapuni. U harxhua sapuni, mbeti vetëm një triskull.
3. Rriskë, thelë, fetë. Triskull buke, Preu proshutën në triskuj.
4. Rrasë petë, pllakë4, fiçor1. Luanin me triskuj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë