Fjalori

Rezultate në përkufizime për “fetish”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FETISH

FETÍSH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. edhe fig. Send jofrymor i adhuruar për fuqinë magjikebesimet fetare animiste dhe shamaniste ose ngaqë mendohet se në të ka zënë vend një shpirt. Kulti i fetisheve. Përulja para fetisheve. E shndërruanfetish.
2. Send ose pjesë joseksuale e trupitnxit dëshira seksuale te dikush ose i bëhet i nevojshëm për të plotësuar këtë dëshirë. Fetish që e tërheq fuqishëm.
3. Sjellje fetishiste. Fetishi i tij ndikonte mbitjerët.

FETISHIZIM

FETISHIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur fetishojmë a kur fetishohet diçka, ngritje e diçkajefetish; veshja e diçkaje me veti a fuqi magjike e të mbinatyrshme, duke e vënë atë në lidhje me fatin e njerëzve. Prirje për fetishizim.
2. fig. Hyjnizim e adhurim i diçkaje duke i besuar e duke iu përulur verbërisht, shndërrim i diçkajefetish. Fetishizimi i shkresat.
Sin.: hyjnizim, adhurim.

FETISHIZOJ

FETISHIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I vesh një sendi veti a fuqi magjike e të mbinatyrshme, duke e vënë atë në lidhje me fatin e njerëzve; e shenjtëroj një send e i falem me përulje. Fetishizon gurët (drurët).
2. fig. Hyjnizoj e adhuroj diçka dhe i besoj e i përulem verbërisht, e shndërroj diçkafetish. Fetishizonte shkresat.
Sin.: hyjnizoj, adhuroj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.