Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CELEBR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. zyrt. Bëj veprimet zyrtare të martesës në zyrën e gjendjes civile. Celebroj martesën.
2. fig. Përkujtoj dhe festoj një datë a një ngjarje të shënuar. Celebroj një ngjarje. Celebron fitoren. Celebruan parlamentarizmin e demokracinë shqiptare.
3. fet. Kryej një shërbesë fetare. Celebroi meshën.
DÁSM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT etnogr. Festë që bëhet me rastin e martesës, e shoqëruar me një ceremoni të gëzueshme. Dasmë e madhe (e thjeshtë). Zakonet e dasmës. Këngë dasme. Ftesë dasme. I zoti i dasmës. - Në dasmë të djalit (të vajzës)! (ur.). - Në dasmë të të pamartuarve! (ur.) Bëj dasmë. Ftoj për dasmë. -Të ngrënçim dasmën! (ur.). Atje ku bëhet dasmë e madhe, merr lugë të vogël! (fj. u.). Po dëgjove daullen, dasmën e ke prapa (te dera.) (fj. u.). Mos rri si nusja në dasmë. (fj. u.). S’bëhet dasmë pa nuse (fj. u.). 2. Dita kur bëhet kjo festë. Dita (java) e dasmës. Në shtator ka shumë dasma. - Kur e ka dasmën? Shkoj në dasmë.
♦ Bëj dasmë e festoj me gëzim të madh diçka që mezi e pres; jam në gaz e hare. E bën dasmën me një *këngë (dikush). Dasmë pa aheng. 1. Punë së cilës i mungon gjëja kryesore, ajo që e karakterizon dhe i jep lezet. 2. shih gjellë pa kripë. Dasmë minjsh (diku) tall. rrëmujë e madhe; ngjarje a mjedis me rrëmujë e zhurmë, ku secili nuk di kush është e çfarë po bën; nuk e merr vesh (nuk e njeh) i pari të dytin. Ç’t’u desh dasma në Karbunarë! iron. pse ia hyre kësaj pune që nuk e bën dot; pse u ngatërrove në këtë çështje që nuk të takon e që të prish punë. Gjetkë *daullet e gjetkë dasma. I kërcen *arusha në dasmë (dikujt). Kërcen pas dasme (dikush) është shumë i vonuar për një punë, kujtohet vonë për diçka, nuk e bën në kohën e duhur; nis vallen kur pushon daullja; (është) si kofini pas së vjeli (pas të vjelave); (është) pushkë pas lufte; vjen pas pilafit. Lë dasmën e shkon për shkarpa (dikush) lë një punë të rëndësishme a të ngutshme e merret me një punë të parëndësishme, jo të domosdoshme e jo të ngutshme; nuk i vlerëson drejt gjërat; lë të vdekurin e shkon në dasmë; lë zanatin e zë zurnanë. Lë *të vdekurin e shkon në dasmë (dikush) keq. E prish dasmën për një *limon (dikush). Ta prish dasmën për një tas çorbë (dikush) shih e prish dasmën për një limon (dikush).
INAUGUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj një ceremoni zyrtare kur fillon të ndërtohet ose kur përfundon së ndërtuari një vepër industriale, një rrugë etj., kur fillon veprimtarinë një institucion etj.; kremtoj vënien në punë a në përdorim të diçkaje, festoj fillimin e saj; përuroj. Inauguruan uzinën (fabrikën, teatrin e ri).
✱Sin.: përuroj, kremtoj.
KREMT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. fet. E bëj ditë pushimi një të kremte; festoj. Kremtojmë Pashkët (ditën e Pavarësisë).
2. Përkujtoj një ngjarje të rëndësishme. Kremtuam ditëlindjen (përvjetorin).
✱Sin.: festoj, përkujtoj, lus.
SHAMPÁNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lloj vere e bardhë e gazuar, e prodhuar në Francën Verilindore, e cila flluskon kur shërbehet në gotë. Shampanjë e ëmbël (gjysmë e ëmbël). Festojmë me shampanjë. Flluska shampanje u përhapën. Një nga shampanjat më të shtrenjta.
2. si mb. Ngjyrë e verdhë e zbehtë portokalli, ngjyrë shampanjë. Fustan ngjyrë shampanjë. Ngjyra shampanjë i pëlqente.
♦ Hap shampanjën libr. e shpall a e quaj një punë, një marrëveshje etj. të përfunduar dhe nis ta festoj, jap shenjën për ta festuar me gëzim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë