Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ferrok”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FERROK

FERRÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Sfurk hekuri me dhëmbëgjatë për bar, për kashtë, për ferra etj. E rrëmbeu ferrokun me një dorë.
2. vjet. Shkop i gjatë e me majëmprehtë; hosten. E shpoi me ferrok.
Sin.: sfurk, hosten.

HOSTEN

HOSTÉN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. bujq. Shkop i gjatë me një thumbmajë, që përdoret për të ngarë qetë, buajt etj. Hosteni i qeve. Maja (pallëza) e hostenit. Thumbi i hostenit. E shpoi me hosten. Nuk fshihesh dot prapa hostenit.(fj. u.). Nuk futet hostenithes. (fj. u.).
2. Sfurk me bishtgjatë e me dy dhëmbëdrejtë, që përdoret për të gjuajtur peshkujëracekëta. Gjuajnë (zënë) peshk me hosten.
3. bised. Masë gjatësie rreth dy-tre metra. Një hosten vend. Dy hostenë i gjerë. Dielli është ngritur tre hostenë lart. Ka edhe dy hostenë diell (ditë) pa të ngryset.
4. fig., bised. Nxitje, shtyrje me zor për të vepruar. E do me hosten. Punon me hosten prapa punon me pahir.
Sin.: ferrok, strumbullar, thumb, thumbac, bodec, sfurk, cimbël, masë, nxitje.
E bëri si *prifti hostenin (dikush) keq. E do me hosten (dikush) s’e bën vetë diçka, duhet ta nxitësh a ta shtysh; e ka me të shtyrë a me pahir; e do me bodec; e do me thumb. Fshihet prapa hostenit (dikush) tall. i duket sikurtjerët nuk e kuptojnë dhe kujton se po ua hedh, duke u përpjekurfshihet pas fjalësh a pas arsyetimesh të dobëta; përpiqet, por pa sukses, ta fshehë veten; fshihet pas gishtit; fshihet pas hijesgishtit. I futet detit me hosten (dikush) shih i futet detitkëmbë (dikush). E fut (e fsheh) hostenin në *thes (dikush). Është (bie) shtatë hostenë e një në majë (me dikë) nuk ka asnjë lidhje afrie, nuk kanë lidhje gjaku, nuk është farefis me dikë; farë në arë e preshkosh iron. E mbaj në *hijehostenit (dikë). E shtyj (e shpoj) me hosten (dikë) e nxit një njeri për të bërë diçka, e shtyj me zor që të punojë a te veprojë; e shpoj me bodec. E vë në *majëhostenit (dikë).

SFURK

SFUR/K,~KUI m. sh. ~QE, ~QET 1. Vegël bujqësore prej druri a prej hekuri, me dy deri katër dhëmbëgjatë dhe me bisht druri, që përdoret për të mbledhur a për të ngritur barin, ferrat, plehun etj. Sfurk druri. Punonte me sfurk me tre dhëmbë. Ngarkojnë barin me sfurqe. E ngriti me sfurk. I nguli sfurkun. Mori një sfurk bar.
2. krahin. Pirun.
Sin.: tërfurk, tredhëmbësh, trikul, ferrok, grremç, furkë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.