Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ferracak”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FERRACAK

FERRACÁK,~E mb. 1.është me gjemba, që ka ferra. Preu disa shkurre ferracake.
2. fig., bised. Që nuk të shqitet, që të bëhet ferrë. Njeri ferracak.
Sin.: ferrës, gjembor.

FERRËS

FÉRRËS,~E mb. është me gjemba; që ka ferra, ferracak. Shkurre (bimë) ferrëse.
Sin.: ferracak, gjembor.

KUNGULL

KÚNGU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. bot. (lat. Cucurbita maxima) Bimë barishtore njëvjeçare me kërcellgjatë e zvarritës, me gjethegjera sa një pëllëmbë dhe me luleverdha, që lidh kokrramëdha e të tultatrajtën e bostanit; kungullhaes. Mbjell kunguj. Byrek me kungull.
2. bot. Lloj i kësaj bimebën kokrravogla dhegjata afërsisht sa trangulli; kungulleshkë. Mbolla kungujserra.
3. bot. Secila nga kokrrat me tul që bëjnë këto bimë. Byrek (lakror) me kungull. Fara kungulli. Pjek kungullinfurrë. Nuk mbahen dy kunguj nën sqetull (fj. u.) nuk mundbëhen shumë punë përnjëherësh.
4. Kanë për ujë a për lëngje, e bërë nga guaska e trashë dhe e tharë e kokrrëskësaj bime; susak. Mbush kungullin me ujë. Pi ujë nga kungulli.
5. Enë prej qelqi për lëngje, me barkgjerë dhe me një vjegë, zakonisht e veshur me kashtë; shishe e tillë për verë a raki etj. Pi raki te kungulli.
6. fig., iron. Kokë; mendje.
7. edhe si mb., fig., shpërf. Njeri mendjetrashë; i papjekur ose budalla. Kungull pa fara njeri fare pa mend, shumë i trashë nga mendja.
8. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta nga kjo fushë. Kungull i egër lloj kungullibën faravogla dhezeza. Kungull ferracak stërkungull, kungullaç. Kungull ujës kungullujës.
Sin.: kungullhaes, kungulleshkë, susak, kungullujës, stërkungull, kungullaç, kokë, mendje, mendjetrashë, budalla.
U kungulli e mori (e zuri) gardhin. 1. iron. Ende pa u rritur mirë dikush ose pa fituar përvojën e duhur, fillonshesë mend, të mburret e të krekoset paratjerëve. 2. keq. E kishte mik dikë, por ka filluar t’i bëjë keq (kur dy miq a shokë prishen e fillojnëdëmtojnë njëri-tjetrin). U *lule kungulli (dikush). U dogj nga kungulli e i fryn kosit (dikush) e ka pësuar nga dikush a nga diçka dhe ka frikë nga dikush a nga diçka tjetër që nuk përbën rrezik. I ecën kungulli mbi *ujë (dikujt). *Farë kungulli. (Flet) *hudhërkungull (dikush). Hyn kungull e del kastravec (dikush) tall. nuk mëson asgjëshumë, mbetet njësoj i paditur, nuk bën asnjë përparim; hyn mish e del peshk. Kungull çairi tall. i trashë nga mendja, i papjekur. Kungull (trangull) pa fara tall. njeri pa mendkokë, i trashë, budalla. Mban dy kunguj në një sqetull (dikush) shih mban dy shalqinj në një sqetull (dikush). Nuk i mbushet kungulli (dikujt) bised. shih nuk i mbushet koka (dikujt). Pi në një kungull (me dikë) keq. 1. Është njësoj me dikë, janë si njëri edhe tjetri. 2. E njeh mirë dikë, rri gjithnjë bashkë me të e s’i fshehin dot gjë njëri-tjetrit; ha në një çanak. Pjerdhin në një kungull përçm. vulg. shih janë të një çanaku përb. S’ia pret kungulli (dikujt) bised. shih s’ia pret koka (dikujt). Qesh kungulli lagjinë tall. shih qesh hunda buzën iron. I shpon kungulli fundin e kusisë (dikujt) është shumë i varfër; e ka hambarin dërrasë (dikush); i mbiu preshibark.

RRËFESHK

RRËFÉSHK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. bot. Gjembaç, gjemb gomari. Push rrëfeshku. E ka mbuluar rrëfeshku.
2. zool. Kryeartëz, ferracak. Zog rrëfeshku.
3. zool. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje rrëfeshkësh. Rrëfeshk i argjendtë ushunjëza.
Sin.: ushunjëz, shushunjë.

SHARAN

SHARÁN,~III m. sh. ~Ë,~ËT zool. (lat. Diplodus puntazzo) 1. Një lloj peshku deti, i zakonshëm sidomos në Mesdhe, me ngjyrë gri si në argjend e me vijaerrëta në mes, i pëlqyer për peshkim,; shpic. Kishte zënë mbrëmë vetëm sharan. Ishte i ndaluar peshkimi i sharanit. E kishte marrë malli për sharan.
2. lat. (Cyprinus carpio) Krap. I pëlqente sharanitavë.
Sin.: shpic, buzëhollë, ferracak, karpushkë, lakeç, marcanik, pendëkuq.

STËRKUNGULL

STËRKÚNGULL,~III m., bot. (lat. Bryonia dionica) Bimë barishtore kacavarëse e helmët, me rrënjë mishtake, me lule si të blertambledhuratufa, që lulëzon në maj dhe qershor dhe përdoretmjekësinë popullore. Plaka po mblidhte me kujdes lulet e stërkungullit. Fermeri i preu degët e stërkungullit.
Sin.: mëllë, gungë, kungull, ferracak.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.