Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ferrës”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CINXAMI

CINXAMÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË zool. (lat. Troglodytes troglodytes) Zog shumë i vogël, i ngjashëm me trumcakun, që ka ngjyrëmurrme dherri nëpër ferra; zogu i ferrës, zogu i miut; zogu i shtrigës, miu i egër.
Sin.: bishtmiu, camakuqi, camërliku, camërliu, caremliu, cerrmiu, cëmërliku, cëra, cërcërja, cërkakeqi, cërmëliu, cërri, cfoleku, cicakuqi, cicerri, cicërrmiu, cicrri, cinaferri, cinaku, cinoku, cinxakuqi, cinxulli, cirkakeqi, corkali, çafrraku, çakferri, çarramiu, çerri, çuçri, çufrraku, drizarja, ferraku, ferrci, ferrësi, grykakuqi, gushaspeci, gjysmamiu, gjysmazogu, hërlami, micaku, torozani, veshmiu.

FERRACAK

FERRACÁK,~E mb. 1.është me gjemba, që ka ferra. Preu disa shkurre ferracake.
2. fig., bised. Që nuk të shqitet, që të bëhet ferrë. Njeri ferracak.
Sin.: ferrës, gjembor.

FERRË

FÉRR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Rubus plicatus) Emërtim i përgjithshëm për shkurre e bimëegra me shumë degë dhe me gjemba. Degë ferre. Gjemb ferre. Gardh me ferra. Pres ferrat.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshtatregojnë llojendryshme ferrash. Ferra e iriqit (lat. Chaerophylum temulum). Ferra e patës (lat. Sonchus oleraceus).
3. Degë a kërcell nga kjo shkurre; gjemb. Ishte shpuar nga një ferrë.
4. bot. Gjembaç. Gjethet e ferrës.
5. fig. Diçka e keqe ose njeri i keq që na pengonecim përpara, që na nxjerr vështirësi e telashe; gjë e keqe; hall i madh. Zhduk ferrat.
6. fig. Njeri që u ngjitet pas të tjerëve e i mërzit, që nuk të ndahet e s'të lë të qetë. I ishte bërë ferrë.
Sin.: manaferrë, drizë, gjemb, gjembaç, rrodhe, rrodhëz, rrëgjyrë, gërthje, spicë.
*Bar në ferra. M’u ferrë (dikush) përb. m’u ngjit pas sa më mërziti, m’u qep e nuk më ndahet për diçka, nuk më shqitet pa ia përmbushur kërkesën; m’u rrodhe; m’u këpushë; m’u baltë pas këpuce. M’u ferrë (*halë) në sy (dikush). E ka ferrë në sy (dikë) shih e ka halë në sy (dikë). I bëhet (i duket) ferra Brahim (dikujt) ka frikë për çdo gjë, trembet për çdo gjë, çdo gjë i duket e frikshme e kërcënuese; i bëhet gogol. Çau ferrën (dikush) iku me të katra, u largua shpejt e për të mos u kthyer më; ua mbathi, u arratis; çau dushkun; ua mbathi (ua dha, u ra, ua theri) këmbëve. Eja ferrë e më gërric! thuhet për dikëkërkon sherr, që kërkon shkak që të zihet me dikë, që është gatibëjë sherr në çdo rast; shpie këmbën për gjemb (dikush); kërkon këmbë për gjemb (dikush); hahet me rrobat e trupit (dikush). Ferrë ndër lule keq. njeri i keq, që prish e dëmton, që nuk durohet në një mjedismirë. Nga ferra e vogël del lepur i madh fj. u. nga diçka që nuk duket a nga dikush që nuk ta mbush syrin, mundvijnë rrjedhojarëndësishme a të arrihen gjëramëdha; kishën e vogël fle një prift i madh fj. u. E hodhi një gur në ferrë (dikush) shih e hodhi një gur në ujë (dikush). I hynë ferrat (dikujt) filloishqetësohet për diçka; i hyri dyshimi e s’është i qetë derisasqarohet gjithçka; i hyri krimbi. Nuk i hyn ferrëkëmbë (dikujt) nuk vuan fare, nuk heq keqjetë; nuk pëson asgjë; s’ka asnjë humbje; nuk i hyn gjembkëmbë. Jam në (mbi) ferra shih rri në (mbi) gjemba. E kam ferrë nëpër këmbë (dikë a diçka) më shqetëson vazhdimisht, më bezdis e më pengon shumë; s’më ndahet dikush a diçka që s’e dua; m’u barrë (dikush a diçka); e kam gjalmë nëpër këmbë. S’ka ku ta kapë ferra (dikë) është shumë i varfër e i leckosur; s’ka gjë prej gjëje; s’ka ku ta zërë (ku ta kapë) qeni. E la *leshin nëpër ferra (dikush). Mori ferrën (diçka) u përhap kudo (fjala, lajmi etj.); e morën veshgjithë diçka; mori dheun. E mori ferra uratën mori fund diçka, është prishur a shkon tatëpjetë e nuk ndreqet më; s’ke ç’i bën, s’kthehetmbrapsht. Mban ferra lakuriq (dikush) bën diçka shumëvështirë e të mundimshme pa ndonjë arsye; ecën mbi driza. mbiftë ferraderë! mallk.rëntë një e keqe e madhe e t’u shofshingjithë!, mbetsh pa njeri!; dalshin hithravatër!; t’u shoftë pragu!; t’u mbylltë dera (t’u mbylltë)!, edhe shak. I kanë mbirë ferrat (dikujt) keq. ka vdekur me kohë, është harruar; i ka mbirë bari një pëllëmbë; ia ka mbuluar varrin bari; i është bërë bari sa hanxhari keq. Mbjell ferra nëpër këmbë (dikush) krijon pengesa e vështirësi që të ndalojë përparimin e dikujt në një punë; i vë (i fut) shkopinjrrota (dikujt); i vë gur në rrota (dikujt). Ia mbylli *derën me ferrë (dikujt). *Mëllenjëferra keq. (I tregoi) ferrë e përrua (dikujt) i mësoi gjithçka, ia thagjitha, nuk i la gjë pa thënë; i zbrazi zemrën. I vuri ferrën (diçkaje). 1. E la krejt, e braktisi, s’kujdesetfare për të; e mbylli për gjithnjë; i vuri drizën. 2. (dikujt). Nuk i la njeri pas, e shoi me tërë familjen, e fiku krejt, e shkretoi; ia shoi pragun; i vuri (i hodhi) rezen (shtëpisë, derës). I zuri ferra *këmbën (këmbët) (dikujt).

MANAFERRËS

MANAFÉRRËS,~I m. sh. ~, ~IT Cinxami, ferrës, ferrak.

PIRRË

PÍRR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Sesleria) Bimë barishtore me kërcelltrashë e të ashpër, me gjethegjata, të ngushta e me majëmprehtë, që rritet zakonisht nëpër këneta. I shtroi pirrë bagëtisë.
2. Pjesa e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje pirrash: Pirra gëlqerore (lat. Sesleria calcaria). Pirra gjethegjerë (lat. Sesleria latifolia). Pirra e kaltër (lat. Sesleria coerulea) fangu i egër. Pirra e Korabit (lat. Sesleria korabensis). Pirra e Skënderbeut (lat. Sesleria robusta, Sesleria skanderbeggi).
3. Fara e gramit.
4. Gjemb i ferrës.
5. Ashkël e hollë; rrasë e hollë guri.
6. fig. Pisk i vapës; zheg.
7. fig. Vështirësi. S’ka parë pirrë me sy, ndaj bën ashtu!
Ia di pirrën (dikujt) e njoh shumë mirë, hollësisht, me virtytet e veset që ka, deriimtësi, ashtu si është; ia di gjuhën; (ia di) sa dhëmbë e dhëmballë ka në gojë (dikush); (e njoh) me rrënjë e me degë (dikë); (ia di, ia njoh) zorrët e barkut. Kam pirrën e zezë nuk kam asgjë, jam shumë i varfër, s’kam as para, as pasuri; nuk kam fituar asgjë nga një punë a nga një përpjekje; mbeta krunde; mbeta squfur; mbeta kripë (e shëllirë); mbeta teneqe; mbeta gisht; mbeta qiri. Ia ka pirë pirrën ia ka pirë lëngun.

PIRRËZ

PÍRRËZ,~A f. sh. ~A, ~AT bot. 1. Ferrë.
2. Frutë e ferrës, manaferrë.

PULATAS
TEPJUF

TEPJÚF onom., krahin. Tingullimitim i daljeslepurit nga kaçuba (ferra, dëllinja); fap, paf, fësht. Kur, ke parë ti, tepjuf lepuri prej ferrës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.