Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FERMÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Dekret a urdhër me shkrim i sulltanit në Perandorinë Osmane për një gradim, për një dekorim, për një shpërblim, për një dënim etj. Nxori (lëshoi) fermanin. E dha me ferman.
2. iron. Dokument zyrtar, dëshmi. Me ferman (keq.) i njohur nga të gjithë si i keq, me nam.
✱Sin.: dekret, urdhër, vendim, dëshmi, vërtetim.
♦ Me ferman keq. i njohur nga të gjithë si i keq, me nam. I këndoi fermanin bised. e dënoi me vdekje dikë, e groposi; i punoi qindin.
MADH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përkujdesem për dikë që të rritet e të bëhet i madh, e rrit. Prindërit e rritën dhe e madhuan.
2. Rrit, zmadhoj. E madhoi moshën. Këto ngjyra ia madhonin bukurinë pikturës. Si shpërblim, i vinte një ferman i madh nga Stambolli, që ia forconte rrënjët e ia madhonte vulën.
3. keq. I rrit vlerën a rëndësinë dikujt ose diçkaje; e mburr dikë më shumë sesa e meriton a sesa duhet, e lëvdoj tepër. Ia madhuan nusen. Mos e madho, se e njohim.
✱Sin.: rrit, zmadhoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë