Fjalori

Rezultate në përkufizime për “fenikas”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARAMAIK

ARAMAÍK,~E mb. Që ka të bëjë me aramët, që u përket aramëve, i aramëve. Gjuha aramaike. Rajonet aramaike. Kultura aramaike. Letërsia aramaike. Shkrim aramaik shkrim që e ka origjinën prej shkrimit fenikas nga shek. XII para erës së re, nga i cili u zhvillua shkrimi grek dhe më pas shkrimet e tjera (koptike, latine, cirilike etj.), kurse nga shek. VIII para erës së re u përhap gjuha aramaike si paraardhëse e hebraishtes.

FENIKAS

FENÍKAS,~E mb., hist. lidhet me fenikasit a me Fenikinë; që është karakteristik për Fenikinë ose për fenikasit; i Fenikisë ose i fenikasve. Populli fenikas. Anijet fenikase. Alfabeti fenikas.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.