Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAPÚÇK/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Fendosë, fendarushë.
PÚFC/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Fendosë, fendarushë.
PÚFK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Flluskë me ujth që bëhet në lëkurë. Iu bënë duart me pufka. I plasën pufkat.
2. Flluskë që bëhet në gjethet e disa bimëve. Duhani ka çuar pufka.
3. bot. Fendosë, fendarushë. Pufkë magjari kërpudhë e zezë.
4. Pjesë e fryrë; bullungë, xhungë. Iu bë një pufkë në ballë.
5. Pikë uji, loti etj. Pufkat e lotëve.
6. Pupagjel. Pufka misri.
7. Shtëllungë e vogël tymi, pluhuri etj. që ngrihet menjëherë. Pufkat e tymit (e pluhurit). Ngriti ca pufka të vogla.
8. Mafishe. Hëngri një pufkë.
9. Mushkëri. I pëlqenin pufkat e shqerrave.
10. Pufe për t’u ulur.
11. si mb. I fryrë si flluskë. I ka sytë pufkë.
✱Sin.: flluskë, bullungë, xhungë, pupagjel, mafishe, mushkëri, pufe, i ënjtur, fyçkë, shtëllungë, re.
PUFKËFÉND/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Fendosë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë