Fjalori

Rezultate në përkufizime për “faunë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

INDIGJEN

INDIGJÉN,~E mb., libr. 1. Që ka lindur e ka jetuar qyshfillim po në një vend, anas, rrënjës, vendës, jo i ardhur (zakonisht për popujt ose për fiset e vendeve koloniale a të vendevelargëta); kund. i ardhur. Banor indigjen. Popullsi indigjene.
2. Që ka të bëjë me vendet e largëta e të kolonizuara ose me popujt a me fiset e këtyre vendeve; që është krijuar nga popujt a nga fiset e këtyre vendeve. Gjuhë (kulturë) indigjene.
3.është i vendit, që ka lindur ose që është krijuar aty ku ndodhet. Bimë (florë, faunë) indigjene.
Sin.: vendës, anas, rrënjës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.