Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FAT/ZÍ,~ZÉZË mb. 1. Që ka fat shumë të keq, që nuk i ecën fare fati; fatkeq; kund. fatbardhë. Djalë fatzi.
2. Që ka pësuar një fatkeqësi të madhe. Grua fatzezë.
✱Sin.: fatkeq, fatkob, fatkorb, fatshkretë, bjerrafat, fathumbur, fatmjerë, i mjerë, fatgremisur, fatpërmbysur, jetëzi, jetënxirë, ditëzi, diterrët, lumëzi, buzëzi, rrezikzi, derëzi, shkronjëzi, punëzi, vulëzi, nxirak, i mynxyrosur, orëprerë, orëzi, orëvrarë, orëvdekur, katran.
RREZIKZÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Ajo që i bie një fatkeqësi ose të cilën e ndjekin të këqijat; fatkeqe; e mjerë. Rrezikzeza unë! Iu shua vatra rrezikzezës!
2. Përdoret kur i drejtohemi asaj që ka pësuar a mund të pësojë një të keqe, me kuptimin: “e zeza ti, e shkreta, e mjera ti”. Ç’të gjeti, moj rrezikzezë?
✱Sin.: e zezë, fatzezë, e gjorë, e shkretë.
VALË/MÁDH/E,~JA f. sh. ~MËDHÁ, ~MËDHÁTË Ajo që i ka ndodhur një fatkeqësi, që i ka vdekur dikush nga njerëzit e shtëpisë a nga të afërmit; që ka parë shumë vdekje e fatkeqësi; që ka vuajtur shumë; fatkeqe. Ajo valëmadhja nuk është ligështuar asnjëherë. Ajo valëmadhja gjeti forcën të mbijetonte.
✱Sin.: fatzezë, fatmjerë, fatligë, bjerrafatë, e pafat, hallemadhe.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë