Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FATBÁRDHË mb. 1. Që ka shumë fat, që ka fat të bardhë; fatlumtur (për njerëzit); kund. fatzi. Grua fatbardhë.
2. Që vjen me diçka të mirë, që sjell mbarësi; kund. fatzi. Ditë fatbardhë.
✱Sin.: fatlum, fatlumtur, fatmirë, fatmadh, fatmbarë, ditëbardhë, orëmirë, orëbardhë, jetëbardhë, punëbardhë, lumëbardhë, ogurmirë, ogurbardhë, i bardhë, i bekuar.
FATKÉQ,~E mb. 1. Që ka fat të keq, që e ndjekin fatkeqësitë, fatzi; që është për të ardhur keq a për t’u mëshiruar (për njerëzit); kund. fatmirë. Djalë fatkeq.
2. Që vjen me diçka të keqe; që sjell vuajtje e hidhërim, që sjell fatkeqësi. Ditë fatkeqe. Ngjarje fatkeqe.
3. Që përfundon keq; që nuk mbaron me lumturi. Dashuri fatkeqe.
✱Sin.: fatzi, fatkob, fatkorb, fatlig, fathumbur, fatgremisur, fatpërmbysur, i pafat, bjerrafat, fatmjerë, taksiratmadh, ogurkeq, lumëmadh, gjëmëmadh, orëkeq, orëlig, orëprapë, orësharë, orëfjetur.
FATLÚM,~E mb. 1. Që ka fat të mirë, që është me fat të bardhë, i lumtur (për njerëzit). Njeri fatlum.
2. Që sjell lumturi, që sjell të mira e gëzime; i lumtur. Martesë fatlume. Përjetoi një çast fatlum.
✱Sin.: i lumtur, fatbardhë, fatlumtur, fatmirë, fatmadh, fatmbarë, ditëbardhë, orëmirë, orëbardhë, jetëbardhë, punëbardhë, lumëbardhë, ogurmirë, ogurbardhë, i bardhë, i bekuar.
FATLÚMTUR mb. Fatbardhë, fatlum. Familje fatlumtur.
✱Sin.: fatbardhë, fatlum, i lumtur, fatmirë, fatmadh, fatmbarë, ditëbardhë, orëmirë, orëbardhë, jetëbardhë, punëbardhë, lumëbardhë, ogurmirë, ogurbardhë, i bardhë, i bekuar.
FATMIRÓSH,~E mb. Fatmirë. Vajzë fatmiroshe.
LÚMTUR (i, e) mb. 1. Që i ka të gjitha të mirat, që është shumë i kënaqur e i gëzuar në jetë e në punë, që jeton në luturi; fatbardhë; kund. i mjerë. Njeri i lumtur. Vajzë (nënë) e lumtur. Fëmijë (prindër) të lumtur. Rini (fëmijëri) e lumtur. I lumtur si fëmijë. E bëri të lumtur dikë. Rronte i lumtur. Qofsh i lumtur! ur.
2. Që është i mbushur me lumturi; që të jep lumturi; kund. i mjerë. Jetë e lumtur. Vite (ditë, çaste) të lumtura. E ardhmja e lumtur. Kam fatin e lumtur që jam midis jush.
✱Sin.: fatbardhë, fatlumtur, fatmirë, derëbardhë, fatlum, i bardhë, i mbarë, i uruar, i shkëlqyer, i kënaqur, i gëzuar, ditëbardhë, i trëndafilt, jetëbardhë, dritëmadh.
LUMËBÁRDHË mb. 1. Fatbardhë, fatlumtur, fatmirë. Njeri lumëbardhë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
PUNËBÁRDHË mb., bised. I lumtur, fatbardhë, fatmirë, i uruar; kund. punëzi. Njeri punëbardhë.
SHKRONJËBÁRDHË mb., bised. Fatbardhë, punëbardhë, fatmirë; kund. shkronjëzi. Prind shkronjëbardhë. Vajzë shkronjëbardhë.
SHKRONJËBÁRDHË,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që e ka fatin e bardhë; kund. shkronjëzi. Shkronjëbardhit i ndriti fati.
✱Sin.: fatmirë, fatbardhë, ditëbardhë.
SHKRONJËBÁRDHË,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që e ka fatin e bardhë. Cila është kjo shkronjëbardha?
✱ Sin.: fatmirë, fatbardhë, ditëbardhë.
URÚAR (i, e) mb., bised. 1. Që ka sjellje të mirë, që është i mbarë dhe i dëgjueshëm. Fëmijë i uruar.
2. Që ka marrë uratën; që paste uratën, i bekuar. -Paç të mira, moj bijë e uruar! -Qofsh i uruar!
3. Që i ka të gjitha të mirat, i begatë. Vend i uruar! (euf.)
4. Që nuk është i mbarë e i pëlqyeshëm, që nuk e duam; që të mundon; që dëshirojmë të jetë i mirë e i mbarë; i bekuar. Ky i uruar shi e prishi fare. Ajo raki e uruar e mori më qafë.
✱Sin.: i lumtur, fatmirë, punëbardhë, i mbarë, i dëgjueshëm, i bekuar, i begatë, i begatshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë