Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FÁRS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. let., teatër. Komedi e shkurtër me një akt, me përmbajtje të lehtë, që luhet nga aktorët në mënyrë trashanike, me efekte të jashtme e të tepruara; komedi me humor të trashë. Vuri në skenë një farsë.
2. Ndodhi që të bën të qeshësh; veprimtari qesharake; lojë a veprim që bëhet për të mashtruar dikë, për t’ia arritur një qëllimi jo të mirë; komedi. Farsë politike. Farsa e zgjedhjeve.
KOMEDÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. let., art. Lloj i gjinisë dramatike që përfshin vepra me karakter gazmor e kritik; vepër e shfaqur në skenë a si film. Komedi teatrale (televizive, muzikore). Autori i komedisë. Shkruaj komedi. Shoh një komedi (në teatër, në televizor).
2. edhe fig., iron. Ndodhi, ngjarje, lojë a veprimtari që të bën të qeshësh dhe të tallesh; farsë. Çfarë komedie!? Komedia e zgjedhjeve në diktaturë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë