Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►HELM/ÓHEM jovep.,~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Më hyn helm në trup; më dëmtohet organizmi nga helmi; vdes nga helmi. U helmua nga kërpudhat.
2. fig., vetv. vet. v. III Dëmtohet a prishet nga ana shpirtërore. Ishin helmuar nga mungesa e të bijës.
3. fig., vetv. Hidhërohem shumë, pikëllohem, më bëhet jeta vrer. Helmohem shumë (thellë). U helmua nga lajmi që mori.
4. pës. e HELMÓJ. U helmua nga gjarpri.
✱Sin.: helmatisem, farmakosem, rrushkullohem, hidhërohem, brengosem, vrerosem, pikëllohem.
VETËHELM/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr., vetv. 1. Helmoj vetveten duke më hyrë helmi në trup, e dëmtoj organizmin me helm, helmoj veten me ose pa dashje. U vetëhelmua me një helm të fortë. U vetëhelmua pa dashje. U vetëhelmua me kërpudha helmuese.
✱Sin.: helmohem, helmatisem, farmakosem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë