Fjalori

Rezultate në përkufizime për “farkoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FARKOJ

FARK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Farkëtoj. Farkoj vegla pune.
2. Punoj me smilar (një pllakë guri); kep (gurin e mullirit). Farkoj gurët.
3. Shtroj a mbuloj me pllaka guriskalitur a me pllaka çimentoje; vesh me gurë a me një shtresë çimentoje etj. Farkoi oborrin e shtëpisë. Farkoi hauzin me gurë.
4. Mbërthej, shtrëngoj a lidh fort diçka. Farkoj dërrasat.
5. Mbath (kalin, mushkën etj.). Farkoi kalin e bardhë.
6. fig. Ia zë gojën dikujt, ia mbyll gojën, s'e lë të flasë. E farkoi e nuk e la të bënte zë.
Sin.: farkëtoj, kep, kalit, shtroj, mbuloj, mbath, mbërthej, shtrëngoj, lidh.
(Edhe sikur) të ma farkojnë (të ma shtrojnë) me *flori.

FARKËTOJ

FARKËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përpunoj një metal e i jap një formëcaktuar, duke e nxehurfarkë, duke e rrahur me çekiç etj.; bëj një vegël a diçka tjetërfarkëtari. Farkëtoj hekurin. Farkëtoj plugje. Farkëtoj armë.
2. fig. E bëjqëndrueshme e të pathyeshme; kalit. Farkëtoj durimin. Farkëtoj miqësinë.
Sin.: farkoj, kalit.
Farkëton vargonjtë (zinxhirët) përgatit robërimin; robëron.

KALIT

KALÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. tek. Forcoj përbërjen e një metali, e një detali a një vegle, duke e nxehurzjarr dhe duke e futur menjëherë në ujë të ftohtë; farkëtoj. Kalit hekurin.
2. Mpreh thikën, kosën, sqeparin etj. duke e farkëtuar ose me gur mprehës. Kalit kosën (sqeparin, kazmën).
3. Cokas me çekiç a me daltë gurin e mullirit për të bluarmirë. Kalit gurin e mullirit.
4. fig. E bëj dikë më të fortë fizikisht e moralisht; ia forcoj vullnetin a e edukoj, duke e stërviturkushtevështira pune, klimaterike etj.; e përgatit, e stërvit dikë për të rezistuar ose për t’u profesionalizuar; e regj; e çelikos. Kaliti ushtarët (brezin e ri) për luftë. Kalit vullnetin (ndërgjegjen).
Sin.: farkëtoj, farkoj, mpreh, cokat, regj, çelikos.

VESH

VESHI vep., ~A, ~UR 1. kal. Vë një petktrup, fut krahët, këmbët e shtatin në një rrobëqepur dhe mbështillem a mbulohem me të; i vë dikujttrup petkat e tij; kund. zhvesh. Vesh këmishën (pallton, xhaketën, pantallonat, jelekun). Vesh rrobat (uniformën). Veshi fëmijën. Veshi nusen (dhëndrin). I veshi këmishën (trikon). E veshi si për dimër (si për festë, si për dasmë). E veshi trashë (hollë).
2. bised., kal. E pajis dikë me rroba, i plotësoj dikujt nevojat me veshje. Ai e vesh, e mbath dhe e ushqen. Vesh familjen. E vesh dhe e ngjesh e mban mirë me rroba.
3. bised., kal. I jap dikujt një detyrë a e fut në një punë, e cila ka një veshje karakteristike; bëj; kund. zhvesh. E veshën ushtar e morën ushtar. E veshën prift. E veshën oficer.
4. kal. diçkakokë a në trup, e mbërthej a e ngjesh; kund. heq; zgjesh. Vesh kundërgazin. Vesh maskën. Veshi armët.
5. kal. E mbështjell një send me diçka për ta ruajtur, për ta zbukuruar etj., i vë një mbulesëhollë, i hedh një shtresë ose e lyej me diçka për këtë qëllim. Vesh muret me letër. Vesh dollapin me llamarinë. Vesh derën me kadife. Vesh kolltukët. Vesh murin me mermer (me pllaka). Vesh me gome. Vesh me ar (me argjend). E vesh nga jashtë (nga brenda).
6. kal., vet. v. III E mbulon a e mbështjell me një shtresë që nuk lë të duket ç'është nën të; bën që të mbulohet me bar, me gjethe, me gjelbërim etj.; mbuloj, mbush. Avulli e veshi xhamin. E veshi mjegulla vendin. Lotët ia veshën sytë. Pranvera i veshi drurët e pemët me gjethe. E veshi tokën me bar. Të rinjtë i veshën kodrat me pemë.
7. fig., kal. I jap dikujt fuqinë e të drejtat që ka një detyrë e caktuar. E veshën me pushtet.
8. fig., keq., kal. I mbuloj përmbajtjen me fjalë e me fraza, e zbukuroj dhe e stolis me shprehjendryshme. E veshi me frazatepruara. E veshin me formulazbrazëta (me frazeologji).
9. fig., bised., kal. Ia ngarkoj dikujt një punë a një detyrë pa e pyetur për të mos e pasur vetë si barrë, ia lë a ia hedh një tjetri, ia përplas atij. Ma veshën mua këtë punë.
10. fig., bised., kal. E quaj dikë si autor a si krijuesdiçkaje që s'dihet se kush e ka bërë; e quaj diçka pa të drejtë si veti, si cilësi a si meritëdikujt; ia ngjit ose ia ngarkoj dikujt një gabim a një faj. Atë vjershë ia veshën një shkrimtaritpanjohur. Ia veshën atij meritat (fajin). Ia veshi vetesgjitha gabimet për të shpëtuartjerët. Ia veshën fajin më të voglit.
11. bised., kal. (me trajtëshkurtër përemërore) Them diçka pa gjykuar shumë a pa menduar thellë, ia këput; ia them copë. Ia veshimbledhje atij. Ia veshi tjetër për tjetër foli kuturu, foli kot.
12. bised., kal. Bëj një punë shpejt e shpejt dhe shkel e shko; ia fut. Ia veshi shpejt e shpejt. Ia veshi dhe për një orë e mbaroi.
Sin.: mbështjell, ngjesh, farkoj, kaplladis, praroj, mbath, vishem, mbathem, mbulohet.
E vesh me *cipë (dikë). U vesh me çelik(me *hekur) (dikush). Ia veshi *sytë (dikujt). Ia veshi (ia ndezi) *syve (dikujt).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.