Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FARÁSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kuti prej druri a prej teneqeje, me grykë të hapur e me fund të ngushtë, që shërben për të mbledhur të fshirat. Farashat e plehrave.
2. Kuti e ngushtë prej druri, me grykë të hapur, që varet në mur e shërben për të mbajtur lugët, kripën etj. Vari farashën në mur.
3. Këllëf ku viheshin shigjetat. Rregulloi farashën e shigjetave.
✱Sin.: kuti, farashkë, farashan, këllëf, koçele, lugës, kripës.
KÓSH,~I m. sh. ~A, ~AT dhe ~E, ~ET 1. bujq. Thurimë e madhe dhe e hapur që shërben për të mbartur pleh, fruta, perime etj.; kofin. Kosh me fiq (me rrush).
2. Pjesë e mullirit si një govatë druri në trajtë hinke, ku hidhet drithi për t’u bluar. Hedh drithin në kosh për ta bluar.
3. Dishta e mullirit, ku bie mielli i bluar. U mbush koshi me miell.
4. Thurimë me purteka, ku mbahen orenditë e kuzhinës (lugët, thikat etj.); farashkë. Vë thikat (lugët) në kosh.
5. Arkë a thurimë që mbahet afër tryezës së punës, në zyrë, në dhomë etj. për të hedhur mbeturina etj.; kovë e madhe dhe e mbuluar, që vendoset buzë rrugëve për plehrat e banorëve. Kosh mbeturinash (letrash). Zbrazja e koshave të plehrave në makinë.
6. sport. Secila nga dy rrjetat në fushën e basketbollit, ku lojtarët e dy skuadrave kundërshtare përpiqen të futin topin për të fituar sa më shumë pikë; pikët e fituara sa herë që topi futet në këto rrjeta. Bëri dhjetë kosha dhe fitoi njëzet pikë.
✱Sin.: kofin, dishtë, farashkë, kovë.
♦ I ra koshi në *fund (dikujt). I ka rënë *miu në kosh shaka. Gjeti *rrushi koshin. Kemi ngrënë një kosh me kripë (bashkë) kemi punuar e kemi jetuar bashkë për një kohë të gjatë, njihemi prej kohësh; kemi ngrënë një furrë bukë (bashkë); kemi ngrënë një hambar miell (bashkë). E hodhi në kosh (në koshin e plehrave) mospërf. 1. (dikë a diçka) E nxori jashtë përdorimit, nuk e përdori më; e bëri të pavlefshëm; e hodhi diku tutje me përbuzje, nuk e do më, e flaku. 2. (diçka) Nuk e mori në shqyrtim, nuk i kushtoi vëmendje; nuk e pranoi, nuk e mori parasysh, e quajti pa asnjë vlerë, e flaku tutje; e hodhi në shportë; e hodhi poshtë; e futi (e vuri) në sirtar; e futi në arkiv libr. Kosh plehrash keq. vend i fëlliqur me grumbuj mbeturinash e papastërti të tjera, me njerëz të këqij etj. Si koshi (si *kofini) pas së vjeli (pas të vjelave). I merr koshi ujë (dikujt). 1. edhe moh. I vijnë të mirat edhe andej nga nuk e pret; i pjell edhe gjeli. 2. tall. Ka shumë punë, s’di ç’të bëjë më parë; s’e ka kokën në vend (dikush); i vjen festja vërdallë. *Presh në kosh e farë ndarë iron. Sa të thuash *rrush, ai ka ngrënë një kosh shaka.
SORGÚM,~I m., bot. Bimë njëvjeçare me kërcell të drejtë e të lartë, me gjethe të gjata e me lule që i përngjajnë misrit, e cila përdoret si ushqim për kafshët, zakonisht e grirë, ndërsa disa lloje përdoren në industri për prodhime të ndryshme; melekuqe. Mbjellin (korrin) sorgumin. U japin sorgum.
✱Sin.: melekuqe, fshesë, farashkë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë