Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FARËHÚMBUR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që s'ka mend në kokë, budalla; farëshuar. Ç'deshi që erdhi, farëhumburi!
✱Sin.: budalla, i humbur, farëshuar, farëpalënë.
FARËHÚMBUR,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që s'ka mend në kokë, budallaqe; farëshuar. Farëhumbura e lagjes.
✱Sin.: budallaqe, e humbur, farëshuar, farëpalënë.
FARËPALËNË mb., bised. Që s’ka lënë fëmijë pas; si mallk. që mos lëntë njeri pas, që mos i mbettë njeri nga soji i tij; që mos u shtoftë e mos u shumoftë. Nuk ishte djalë farëpalënë.
✱Sin.: farëshuar, farëpambetur, farëtretur, derëshuar.
FARËPALËNË m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që nuk ka lënë fëmijë pas. Po i fliste një farëpalëni.
✱Sin.: farëshuar, farëpambetur, farëtretur, derëshuar.
FARËPAMBÉTUR mb. Farëshuar. Njeri farëpambetur.
✱Sin.: farëshuar, farëpalënë, farëtretur, derëshuar.
FARËSHÚAR mb. 1. Që i ka të vdekura qelizat e farës, që nuk mund të bëjë fëmijë; që nuk e ka aftësinë për riprodhim. Burrë farëshuar.
2. bised. Që s'ka lënë fëmijë pas; që i është shuar farefisi; si mallk. që iu shoftë fara, farëpalënë. Brez farëshuar.
✱Sin.: farëpalënë, farëhumbur, farëtretur, derëshuar.
FARËSHÚAR,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që i ka të vdekura qelizat e farës, që nuk mund të bëjë fëmijë; që nuk e ka aftësinë për riprodhim. Farëshuarit i bënë disa analiza.
2. bised. Ai që s'ka lënë fëmijë pas; që i është shuar farefisi; si mallk. që iu shoftë fara, farëpalënë. Takoi farëshuarit pas luftës.
✱Sin.: farëpalënë, farëhumbur, farëtretur, derëshuar.
FARËSHÚAR,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ajo që i ka të vdekura qelizat e farës, që nuk mund të bëjë fëmijë; që nuk e ka aftësinë për riprodhim. Ishte farëshuara ajo që e thirri.
2. bised. Që s'ka lënë fëmijë pas; që i është shuar farefisi; si mallk. që iu shoftë fara, farëpalënë. Me farëshuarat kishte mbaruar bisedën.
✱Sin.: farëpalënë, farëhumbur, farëtretur, derëshuar.
FARËTRÉTUR mb. Farëshuar. Gra farëtretura.
✱Sin.: farëshuar, farëpalënë, farëhumbur, derëshuar.
FARËTRETUR,~I m. sh. ~, ~IT Farëshuar. Farëtreturit e krahinës.
✱Sin.: farëshuar, farëpalënë, farëhumbur, derëshuar.
FARËTRETUR,~A f. sh. ~A, ~AT Farëshuar. Farëtreturat rrinin të dëshpëruara.
✱Sin.: farëshuar, farëpalënë, farëhumbur, derëshuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë