Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BALLÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. arkit. Faqja kryesore e një shtëpie me dyer e dritare të zbukuruara; pjesa e zbukuruar mbi derën a mbi dritaret e një shtëpie; parëse, ballë, ballore, faqe, fasadë. Pamja e ballinës. Ballina e një muri shtëpie. Ndërtesë me ballinë. Dekorimet në ballinën kryesore. Ka pesë dritare në ballinë.
2. shtypshkr. Faqja e parë e një libri ku shtypet titulli, autori etj.; figurë për zbukurim në faqen e parë të një libri ose në krye të fletës; kopertinë. Faqos ballinën. Fundi i ballinës. Ballinat e veprave (e botimeve). Fotografinë ia vendosën në ballinë. Gjendet e shkruar përmbi ballinë. Ballinën e realizoi një piktor i njohur.
✱Sin.: parëse, ballë, ballore, faqe, fasadë, kopertinë.
LAT/ÓJ kal., ~ÓVA, ~ÚAR 1. Gdhend një dru, një gur etj. për ta bërë me faqe të lëmuara, i jap faqe; e gdhend dhe e lëmoj diçka për t’i dhënë një formë të caktuar, e skalit. Latoj gurin (mermerin). Latoj trarët. Latoj bishtin e sqeparit. Latoj me latë (me sëpatë, me sqepar).
2. fig. Ia zhduk dalëngadalë të metat dikujt duke e edukuar me kujdes, e bëj të sillet e të veprojë ashtu si duhet, e gdhend, e ndreq. E latoi djalin.
✱Sin.: gdhend, zdrugoj, zdrukthoj, përlëpij, lëmoj, rrafshoj, faqoj, faqos, zbukuroj, skalis, ndreq, edukoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë