Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FAQÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me faqen e diçkaje, që i përket një faqeje, i faqes; që ndodhet a shihet nga ana e faqes. Kënd faqor. Kishte marrë pamje faqore të ndërtesës.
2. Që është nga njëra anë ose nga të dyja anët i sheshtë a me faqe; petashuq. Shtambë faqore. Trarët faqorë.
3. Që e ka turirin në ngjyrë të ndryshme nga ajo e trupit (për një kafshë); faqoll. Kishte pesë dhi faqore.
✱Sin.: petashuq, faqoll.
PETASHÚQ,~E mb. Që është i shtypur nga të dyja anët si petë, petak, rrasik. Shishe petashuqe. Gishta petashuqë. Peshk me trup petashuq.
✱Sin.: petak, petor, petator, petëzak, rrasik, i rrasur, i shtypur, shpatuk, palapetë, faqosh, faqor, faqoll, i fllashkët, dhogiç, plloçak, i sheshtë, rrudhac, i rrudhur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë