Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FAQÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Shishe e vogël petashuqe, që përdoret zakonisht për raki. E mbushi faqoren plot. Pinte tri faqore ujë në ditë.
2. Këllëf prej pëlhure për jastëk, jorgan etj., faqe; çarçaf. Qëndisi faqoren e jastëkut. Vë faqoren.
3. Faqëz. I vuri faqoren bebes.
4. Ajka e gjellës. Mori faqoren e gjellës.
5. Secila nga të dy dërrasat anësore të djepit. Gdhendi faqoret e djepit të djalit.
6. Përparëse pambuku për gra, e punuar në vegjë. Vinte faqoren kur punonte në kuzhinë.
7. Sixhade që vihet në murin e dhomës për zbukurim. Nusja kishte sjellë disa faqore si pajë.
✱Sin.: shishe, palore, pagur, këllëf, faqe, çarçaf, faqëz, ajkë, përparëse, sixhade.
FLÉTËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Fletë e vogël letre; petël, petal. Fletëz e bardhë (e pastër).
2. Napë e hollë që i hidhet fëmijës në fytyrë kur fle; faqëz; shpargër. I hedh fletëzën djalit.
3. Flegra e hundës. I lëviznin fletëzat.
4. Pupël në bisht të shigjetës. Vuri fletëzën.
✱Sin.: fletë, petël, petal, faqëz, shpargër.
NÁP/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Trastë prej leshi e endur rrallë, ku hidhet djathi ose gjiza që t'i kullojë hirra. Napë me djathë (me gjizë). Djathë nape. Kulloj gjizën me napë.
2. Copë pëlhure e hollë që përdoret për të kulluar qumështin a çfarëdo lëngu, për ta ndarë atë nga papastërtitë. Kulloj qumështin me napë.
3. Pëlhurë e bardhë dhe e hollë që përdoret nga gratë si shami koke. Hoqi (vuri) napën. Napa e bardhë si dëborë i ndriste mbi flokët e thinjur. Gjyshja mbante gjithmonë napë.
4. Mbulesë. Napë tryeze. Dyshek me napë të bardhë.
5. fig. Perde e hollë, cipë. Napë resh. Napa e mjegullës. Napa e natës. I hoqi (i grisi) napën. Një napë e dendur ngrihej aty për aty.
✱Sin.: mësallë, kullore, lëplungë, napëlungë, kullishte, faqëz, garzë, faqore, farkore, shami, pështjellak, tullupan, vel, mbulesë, perde, trastë, dylben, cipull, maramë, cipë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë