Fjalori

Rezultate në përkufizime për “fanitet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FANEPSET

FANÉPS/ET jovep., ~A (u), ~UR vetv., vet. v. III (zakonisht me një trajtëshkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) Fanitet. Papritmas iu faneps fytyra e tij.

PËRFYTYROHET

►PËRFYTYR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore) kujtohet e më duket sikur e kam parasysh, më del përpara (për sende a qenie që nuk janëpranishme dhe për ngjarjekam jetuar dikur). përfytyrohen vendet ku kam shkelur.
2. pës. e PËRFYTYRÓJ.
Sin.: parafytyrohet, fytyrohet, shëmbëllehet, imagjinohet, kujtohet, shfaqet, fanitet.

PËRHIJOHET

PËRHIJ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore) del parasysh përfytyrimi i diçkaje që e kam parë a që e kam jetuar, më fanitet, më shfaqet si hije; e shoh diçka si nëpër ëndërr. I përhijohej fytyra e mësuesit. I përhijohej si në vegim.
Sin.: fanitet, shtihet, shfaqet, vegoj.

SHFAQEM

SHFÁQ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem i dukshëm paratjerëve, dal, dukem; kund. fshihem. U shfaq një ylber. Ai u shfaqgaleri me gruan e re. Përpara syve na u shfaq një luginë e bukur. Ajo u shfaq papritur. Nga m’u shfaqe përpara? Ajo nuk është shfaqur prej kohësh. Në makinë u shfaqën kokat e tyre. U shfaqën me të njëjtat rroba. U shfaqlargu.
2. vetv., vet. v. III Shihen shenjat e para, fillonveprojë; del në pah, shihet qartë, zbulohet. Sëmundja shfaqet me temperaturëlartë. U shfaqën kërkesareja. U shfaqën simptomat e parasëmundjes. Shfaqet me tërë forcën e vet. U shfaq edhe mendimi saj. Lufta u shfaqhorizont. U shfaq prirja e saj për art. Disa rrymareja u shfaqënletërsi.
3. vetv. Shpërfaqem paratjerëve, shprehem duke treguar atë që ndiej a mendoj; tregohem, dukem. Shfaqem i pakursyer për diçka. Shfaqem haptazi. Nuk shfaqet ai njeri. Zemra nuk shfaqet. Shfaqem i gëzuar (i mërzitur). U shfaq i emocionuar.
4. vetv., vet. v. III bëhet sikur e shikoj (në ëndërr), më fanitet si një vegim. M’u shfaq babaiëndërr. Nuk më është shfaqur akomaëndërr. M’u sikur m’u shfaq hija e tij.
5. vetv. Paraqitem paratjerëve për atë që jam, tregohem. Nuk u shfaq si shoqja e tyre. Nuk u shfaq si e bija.
6. pës. e SHFAQ. U shfaqën disa ide nga klasa e parë. U shfaq drama e re nga trupa e të rinjve. Filmi i ri u shfaqkinema.
Sin.: dal, dukem, gjendem, përfaqem, shpërfaqem, jepem, duket, këndohet, shprehet, pasqyrohet, buthtohem, tregohem, rrëfehem, shihet, zbulohet, kuptohet, këndohet, krijohet, përshenjet, përftohet, sajohet, paraqitet, fanitet, përhihet, shpifet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.