Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÁND/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Grup muzikantësh që luajnë me vegla fryme; orkestër frymore kryesisht me vegla bronzi dhe vegla me goditje; fanfarë. Bandë muzikore. Banda ushtarake. Banda e qytetit. Pjesë (melodi) për bandë. Festivali i bandave. Parakalim me bandë.
2. keq. Grup njerëzish të bashkuar për të bërë vjedhje, plaçkitje e krime; grup njerëzish, zakonisht në pushtet, që vepron në dëm të popullit me metoda kriminelësh e tradhtarësh. Bandë diversantësh (hajdutësh, kriminelësh, tradhtarësh). Kreu i bandës. Asgjësuan bandat. Bandë e rrezikshme. Grupe bandash. Bandë e armatosur (drejt.) formë e veçantë bashkëpunimi me rrezikshmëri të lartë shoqërore që, duke zotëruar armë, municione luftarake dhe mjete të tjera të nevojshme, synon kryerjen e veprave penale kundër pavarësisë dhe rendit.
FANFÁR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT muz. 1. Orkestër e përbërë vetëm prej veglash frymore; tërësia e muzikantëve të kësaj orkestre. Fanfara e liceut. Dëgjoheshin nga larg tingujt e fanfarës.
2. Vegël muzikore frymore prej tunxhi në trajtën e një borie të zgjatur. I binte fanfarës.
3. Melodi e gjallë dhe ritmike, që luhet nga një orkestër frymore; pjesë muzikore e luajtur nga një bandë, që shërben si shenjë për fillimin e një ceremonie solemne. Në fillim u luajt një fanfarë.
4. fig. Lëvdatë e zhurmshme. I kishte zët fanfarat e të tjerëve.
✱Sin.: bandë, mburrje.
SHAÍR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. 1. Vegël muzikore me katër tela, violinë, qemane.. Shairi po luante ëmbël. Muzikë me shair. Melodia e shairit.
2. Sazexhi, muzikant popullor; ahengxhi. Morën shairë në dasmë. Erdhën shairët. Këngët e shairëve.
✱Sin.: violinë, qemane, bandë, fanfarë, sazexhi, ahengxhi, muzikant.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë