Fjalori

Rezultate në përkufizime për “fanatizëm”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FANATIZËM

FANATÍZ/ËM,~MI m. 1.jetuarit e të vepruarit sipas mendimeve e zakoneve prapanike dhe mbrojtja e tyre me ngulm; qëndrim prej fanatiku. Përpjekje për të luftuar fanatizmin.
2. Zell i jashtëzakonshëm për të mbrojtur dhe për të zbatuar pa lëshime e pa lëkundje një mendim, një ide etj. I mbronte me fanatizëm tezat e tij.

KATOLIK

KATOLÍK,~E mb., fet. 1.lidhet me katolikët dhe me katolicizmin; që besonkatolicizëm; që bazohet a mbështetetkatolicizëm; që i përket katolicizmit. Feja katolike. Kleri (prift, besimtar) katolik.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.
katolik se Papa (dikush) tall. që mbron me fanatizëmtepruar një ide, një pikëpamje ose një çështje, që ia kalon edhe atij që e ka për detyrë.

PURITANIZËM

PURITANÍZ/ËM,~MI m. 1. hist., fet. Lëvizje fetare e politike e borgjezisë angleze në shek. XVI-XVII, që drejtohej kundër feudalizmit dhe absolutizmit mbretëror dhekishte si qëllim kryesor pastrimin e kishës anglikane nga ritet e ceremonitë e kishës katolike. Ithtar i puritanizmit.
2. libr., keq. Qëndrim shumë i rreptë dhe i ngurtë ndaj normave e rregullavevendosura; ruajtja me fanatizëm dhe me rreptësitepruar e gjithçkajeduket si e drejtë, e rregullt, e mirë etj. Shfaqje puritanizmi.

TOLERANCË

TOLERÁNC/Ë,~A f. 1. Aftësia apo gatishmëri për të toleruar ekzistencën e opinioneve a sjelljevedikush nuk i pëlqen apo nuk është dakord me to; kund. fanatizëm, intolerancë. Përfiton nga tolelanca e tij. Nuk është një e drejtë, është thjesht tolerancë.
2. mjek. Aftësia që ka dikush për të duruar vazhdueshëm pa reaksion konsumimin e një ushqimi a ilaçi apo ekspozimin ndaj kushteve mjedisorecaktuara; kund. intolerancë.
Sin.: mirëkuptim, shpirtgjerësi, liberalizëm, lejim, respekt, durim, lejesë, shmangie.

VERBUES

VERBÚES,~E mb. 1. Që të bën të mos shohësh qartë, që të vret a të vesh sytë, që të verbon. Shkëlqim verbues. Bardhësi verbuese. Dritë (flakë) verbuese. Diell verbues.
2. fig. Që të bënpaaftë për të kuptuar se ç'ndodh përreth a për të parë një të vërtetëduket qartë; që të bënpaaftë për të arsyetuar e për të gjykuarmënyrëshëndoshë, që t'i merr mendtë. Fanatizëm verbues. Propagandë verbuese. Demagogji verbuese.
Sin.: i flaktë, flakërues, shndritës, i shndritur.

XHELOZI

XHELOZÍ,~A f. 1. Ndjenjë nga e cila vuan dikush, kur dyshon për dashurinë ose për besnikërinë e bashkëshortit a të njeriutdashur. Xhelozi e fortë (e madhe). Shfaqje xhelozie. Vuan nga xhelozia.
2. libr. Zell, këmbëngulje e madhe për të mbrojtur a për të ruajtur diçka; fanatizëm. E ruan me xhelozi.
Sin.: fanatizëm, zell, këmbëngulje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.